LAJMI I FUNDIT:

HISTORIKE: Ballkani bëhet klubi i parë nga Kosova që do të luajë në fazën e grupeve të një gare evropiane

HISTORIKE: Ballkani bëhet klubi i parë nga Kosova që do të luajë në fazën e grupeve të një gare evropiane

Ballkani ka arritur që të shënojë fitore edhe në ndeshjen e dytë ndaj Shkupit, kësaj radhe me rezultat 1-0, duke bërë një arritje historik, pasi është kualifikuar për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Suahrekasit kishin fituar edhe ndeshjen e parë 2-1 dhe me rezultat të përgjithshëm prej 3-1 ka kaluar tutje.


Shkupi e nisi shumë keq ndeshjen, pasi në minutën e dytë Abudul Xhelili u ndëshkua me kartonë të kuq, pasi si lojtar i fundit ndali sulmuesin Albion Rrahmani.

Rastin e parë në ndeshje e kishte Ervin Kuc, ku pas një tollovie në zonë, topi ia ndal tek pika e penalltisë, por goditja e tij shkoi mbi portë.

Në anën tjetër Shkupi tentonte me harkime në zonë, por të gjitha përfundonin jashtë ose në duart e Stivi Frashërit.

Në minutën e 27-të Ballkani ka mundur të merr epërsinë, por Rrahmani u ngatërrua me topin.

Shkupi kërkoi penallti në minutën e 30-të, por gjyqtari ishte afër dhe nuk e akordoi një të tillë.

Rastin më të mirë në pjesën e parë e kishte Ermal Krasniqi i cili i vetëm me Kristijan Naumovski, nuk arrin të shënojë, pasi që portieri mysafir mbron.

Skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë për tu kthyer në aksion pas 15 minutash.

Edhe në fillimin e pjesës së dytë Ballkani ishte më i rrezikshëm, ku Armend Thaqi dhe Lumbardh Dellova kishte raste të mira, por nuk gjetën portën.

Loja ra në heshtje për disa minuta, ku Shkupi tentonte të bënte më shumë, por pa sukses.

Zhvillohej minuta e 69-të kur Albion Rrahmani me disa lëvizje futet mirë në mbrojtjen e shkupjanëve, duke i çorientuar të gjtihë dhe me një pasim gjen Meriton korenicën që shënoi për 1-0.

Festë e madhe në “Fadil Vokrri” pasi që tashmë Ballkani kishte bërë një hap të madh drejt grupeve.

Deri në fund Ballkani lëshoi edhe disa raste me Thaqin dhe Krasniqin, por rezultati nuk ndryshoi.

Në fund mbi 13 mijë shikues në Fadil Vokrri festuan fitoren e Ballkanit dhe arritjen e tyre historike. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori