0Shares

Autorë: Dr.Sc. Refik Havolli (refik.havolli@gmail.com) në bashkëpunim me absolventin Arbër Havolli (arber.havolli@passable-ks.com)

ABSTRAKT

Ky punim synon të analizojë në mënyrë kronologjike tregtimin dhe distribuimin e produkteve të ndryshme në territorin e Kosovës. Kosova ishte dhe mbetet një vend atraktiv i të bërit biznes, por me kalimin e viteve ka ndryshuar mënyra e të bërit biznes varësisht prej kushteve dhe rrethanave ekonomike dhe atyre politike. Globalizmi dhe përparimet teknologjike kanë mundësuar qarkullimin e mallrave dhe të ideve anembanë botës, e kuptohet që ato kanë ndikuar pozitivisht edhe në territorin e Kosovës.

Distribuimi është veprim, aktivitet apo proces i furnizimit me mallra nga prodhuesi te dyqanet apo bizneset e tjera që qëllim kanë shitjen e tyre te konsumatorët. Distribuimi, si një nga katër elementet e marketingut miks, është i destinuar në shpërndarjen e produktit nga prodhuesi te konsumatori final duke përdorur format e përshtatshme për arritjen e këtij qëllimi. Në të kaluarën i është kushtuar më pak rëndësi konsumatorit, por në ekonominë e tregut është konsumatori ai i cili është në qendër të vëmendjes dhe mu për këtë arsye ndërmerren një varg aktivitetesh deri në bindjen e tij dhe njëkohësisht ruajtjen e tij.

Në Kosovë konkurrueshmëria në treg është shumë e lartë. Kemi një ekonomi të lirë të tregut. Produktet apo brendet (markat) botërore dhe ato vendore janë prezente nëpër pikat e shitjes me pakicë. Mirpo, pengesë kryesore në marrëdhëniet biznesore në përgjithësi është lëvizja e parasë apo mënyra e pagesës.

Fjalë kyç: treg, produkte, brende, prodhime vendore, shitje, distribuim, konsumator.

HYRJE

Kosova, si një vend me pozitë të mirë gjeografike, në të kaluarën ishte urë lidhëse ndërmjet vendeve të Lindjes dhe të Perëndimit. Ishte një vend i shquar për disa virtyte të veçanta, si “mikpritjen dhe besën”. Gjithashtu u dallua për aktivitetin tregtar të popullsisë vendëse, por edhe të tregtarëve që vinin nga vendet e ndryshme të Lindjes dhe Perëndimit.

Ishin hebrenjtë ata të cilët shquheshin me aktivitetet e tyre prodhuese dhe tregtare sepse ata kishin gjetur një mikpritje dhe siguri në trojet shqiptare. Ata erdhën në Kosovë në numër më të madh në shekullin e 15-të kur u dëbuan nga Spanja dhe shpejt u integruan duke mësuar gjuhën e popullsisë vendëse shqiptare, por edhe atë turke dhe serbe.

Hebrenjtë dhe shqiptarët në Kosovë kanë bashkëjetuar në harmoni që nga kohët e lashta. Komuniteti hebraik në Kosovë përfshiu tregtarë, mjekë dhe zejtarë. Sinagogat e tyre i mbijetuan periudhës osmane, por u shkatërruan nga regjimi komunist. Kryeqyteti, Prishtina, dikur kishte pazarin më të famshëm hebraik në këtë rajon (1).

Mënyra e të bërit biznes me kalimin e viteve u bë më bashkëkohore dhe gjithëpërfshirëse. Në ditët e sotme organizimi dhe dukja e një qendre tregtare, supermarketi apo pike tjetër të shitjes me pakicë në Kosovë, ngjason shumë me ato të vendeve evropiane.

METODOLOGJIA E PUNIMIT

Në këtë punim jemi bazuar kryesisht në kujtesën tonë, por në shumë raste, për të qenë më të sigurt dhe më i saktë në ato që kemi shkruar, jemi konsultuar me bashkëpunëtorë që vijnë nga qytete të ndryshme të Kosovës. Gjithashtu, për të qenë më zyrtar jemi mbështetur edhe në disa të dhëna nga interneti, kryesisht nga Ueb faqet e ndërmarrjeve të cilat i kemi përmendur në këtë punim. Disa të dhëna janë marrë nga ndërmarrja Passable, pasi i kishim në dispozicion edhe fizikisht. Shumë informacione janë përdorur nga faqet zyrtare të prodhuesve vendorë, të distributorëve dhe të ndërmarrjeve që merren me shitje me pakicë. Duke pasur shumë kontakte të drejtpërdrejta me pronarët dhe stafin tjetër të ndërmarrjeve më të rëndësishme, patëm mundësinë edhe të merrnim shumë informacione të rëndësishme.

Aktiviteti tregtar dhe historia e distribuimit mund të ndahet në katër periudha:

•Periudha nga shekulli i 15-të deri 1945

•Periudha 1945-1989

•Periudha 1989-1999

•Periudha 1999 e këtej.

Në qendrat kryesore ekzistonin disa “Hane” apo bujtina, ku pos që shërbenin për akomodimin e udhëtarëve, aty mund të bliheshin edhe disa nga produktet bazike, si kripa, vaji etj.

Një formë e tillë e të bërit tregti dhe më pastaj edhe marrja e emrit të atij vendi ishte Hani i Elezit, i ndërtuar në Grykën e Kaçanikut në gjysmën e parë të shekullit XIX nga një fshatar nga fshati Begracë, i quajtur Elez Duhani. Atëherë transporti i mallrave bëhej me karvanë kuajsh e qerresh dhe aty ishte një pikë për pushim dhe për të bërë tregti. Toponime të asaj periudhe kanë mbetur edhe në disa vende të tjera, si p.sh. Hani i Dilit në Prishtinë.

Në fillimet e para pas Luftës së Dytë Botërore (1945) tregtimi i produkteve kryesisht bëhej nëpër tregjet publike të qyteteve apo vendbanimeve më të mëdha. Aty kryesisht tregtoheshin kafshë shtëpiake, produkte bujqësore, si drithëra, pemë dhe perime, si dhe produkte qumështi. Gjithashtu në këto tregje bëhej edhe shitblerja e produkteve të ndryshme artizanale, ku përfshiheshin veglat e punës, veshmbathje etj.

Në fillim ekonomia ishte e qendërsuar dhe bartës i proceseve ishte shteti. Në fillim si kompani të para për zhvillimin ekonomik nga sistemi socialist në Kosovë u krijuan “Trepça”, në fushën e bujqësisë “Agrokosova” dhe në sektorin e ndërtimeve KNI Ramiz Sadiku. Me kalimin e kohës themeloheshin edhe fabrika të tjera që prodhonin produkte industriale, ushqimore, tekstile, veshmbathje etj. Me krijimin e fabrikave u paraqit nevoja të themeloheshin edhe ndërmarrje që do të merreshin me shitjen e këtyre produkteve dhe të produkteve që prodhoheshin kryesisht nga vende të ndryshme të ish-Jugosllavisë. Disa nga ndërmarrjet shoqërore tregtare që u themeluan në Kosovë në fillim ishin:

Emërtimi i ndërmarrjeve

Vendet ku zhvillonin aktivitetin e tyre tregtar Sqarime shtesë
Gërmia

Prishtinë dhe qytetet përreth, deri në Klinë, Deçan Shtëpi të mallrave dhe shumë dyqane
Voçar Prishtinë dhe qytetet përreth

Kosovarja Fushë-Kosovë, Prishtinë dhe qytetet përreth

Fabrikë embelsirave dhe buke, 60 shitore
Napredak Kombinati i industrisë së drurit dhe pylltarisë

Koperativa Bujqësore Kërpimeh

Podujevë, Prishtinë

Liria

Prizren dhe rrethinë
Agrokosova

Prizren Pas masave të dhunshme quhej “Prima”
25 Maj

Prizren dhe rrethinë
Sillosi

Xërxë, Rahovec, Prizren Fabrikë buke, depo, dyqane montazhe
Podrima

Rahovec dhe fshatrat përreth
Agimi

Gjakovë Veprimtari kryesore produktet e mishit
Ereniku

Gjakovë dhe shumë qytete të Kosovës Ereniku kishte një shtrirje të mirë
Lux

Mitrovicë dhe rrethinë, Skënderaj
Zhitopromet

Mitrovicë dhe rrethinë
Qiqavica

Vushtrri dhe rrethinë
17 Nëntori

Ferizaj
Millan Zeqar

Ferizaj
16 Nëntori

Gjilan
Mlladost

Gjilan
17 Nëntori

Pejë Mbi 30 dyqane
16 Nëntori

Me seli në Deçan dhe dyqane Pejë, Gjakovë
Bashkimi

Klinë Falimentoi dhe u transferua në Gërmi
Gornja Morava

Viti, Gjilan, Kamenicë, Ferizaj
Agro Morava

Viti Shitje dhe grumbullim të pr. bujqësore
Fruti

Pejë Ndërmarrja e parë private me shumë pika të shitjes me pakicë.

Këto ndërmarrje zakonisht në qytete kishin një qendër tregtare që quhej “shtëpi e mallrave”, kurse në lagjet më të mëdha kishin lokalet që quheshin “vetëshërbime”, dhe në pjesët e tjera periferike të qyteteve dhe fshatrave posedonin në rrjet të marketeve (dyqaneve). Në rrjetin e dyqaneve kryesisht kishte vetëm nga një të punësuar. Në ato markete ishte shitësi ai i cili të shërbente dhe nuk ishte forma e sotme e vetëshërbimit. Pra, shumica e këtyre pikave të shitjes ishin shitore klasike. Për t’u mbrojtur nga vjedhja e klientëve të pandërgjegjshëm, ndërtohej një tavolinë e gjatë që bënte ndarjen fizike dhe pamundësonte vjedhjen e artikujve të ekspozuar në rafte. Sistemi i sotëm i vëzhgimit me kamera, atëherë ishte vetëm një iluzion.

Sektori privat në Kosovë filloi të zhvillohej sidomos nga data 23 mars 1989, kur Kosovës iu mor subjektiviteti dhe iu shfuqizua Kushtetuta e vitit 1974 nga Serbia. Nga data 30.06.1990 deri më 01.07.1990, u zhvilluan punimet e 600 delegatëve dhe u themelua BSPK (Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës). Më 2 korrik 1990 delegatët e Kuvendit të Kosovës miratuan publikisht Deklaratën Kushtetuese, në të cilën Kosova u shpall njësi në kuadër të federatës jugosllave. Serbia menjëherë, që nga data 5 korrik 1990, filloi largimin masiv të punëtorëve nga vendet e tyre punës duke i zëvendësuar ata me pjesëtar të komunitetit serb dhe malazez. Në këtë frymë u veprua edhe në ndërmarrjet shoqërore tregtare, të cilat pësuan një ngecje dhe shkatërrim. Me fillimin e zhvillimit të sektorit privat dhe me ngecjen e zhvillimit të atij shoqëror, shumë pika të shitjes me pakicë të ndërmarrjeve shoqërore tregtare u lëshuan me qira. Në shumë raste ish të punësuarit shqiptarë në ato pika të shitjes i merrnin me qira dhe fillonin aktivitetin e tyre privat.

NDËRMARRJET E PARA TREGTARE NË KOSOVË 1989-1999

Nga viti 1989, pasi shqiptarët u dëbuan nga puna, lindi nevoja që ata të kishin aktivitetet e tyre biznesore dhe kështu filloi themelimi i ndërmarrje tregtare private në tërë territorin e Kosovës.

Kështu, disa nga ndërmarrjet kryesore që ishin themeluar të zhvillonin veprimtari tregtare ishin:

Emri i ndërmarrjes

Adresa Viti i themelimit
Vlora-Commerce

“Vëllezërit Fazliu” Prishtinë 1990
Albi-Commerce

“Vëllezërit Fazliu” Prishtinë 1990
Passable

“Vëllezërit Fazliu” Prishtinë 1992
Dinamika

Prishtinë
Inter-Eminex

Prishtinë 1990
Elkos

Pejë, Prishtinë 1990
Jupiteri

Dardania SUI 9/7 Prishtinë 1990
Lupçi N.T

“Vëllezërit Fazliu” nr.311 Prishtinë 1991 (e regjistruar në Gjakovë)
Beka-Commerce

“Vëllezërit Fazliu” Prishtinë
Buçaj

Prishtinë 1994
Agrokosova

Prishtinë Sistemi Afarist ndërmarrje e përzier aksionare

Është interesant fakti se në ndërmarrjet që operonin në Kosovë e të cilat kryesisht ishin në Prishtinë mund të bliheshin mallra me çmime më të lira dhe atë mesatarisht 20% deri 30% sesa në Serbi. Pagesa me para të gatshme dhe në sasi të mëdha mundësonte që ndërmarrjet private me pronar shqiptar të blinin mallra me çmime më të mira nga prodhuesit e ndryshëm nga Mal të Zi, Vojvodina dhe Serbia. Kishte përplot depo dhe dyqane nga Lugina e Preshevës, Kurshumlia, Prokupla, Novi-Pazari dhe qytete të tjera që furnizoheshin në Kosovë. Ishte ndërmarrja Passable një nga ndërmarrjet më të fuqishme e cila merrej me importimin e shumë produkteve nga vendet e rajonit dhe më gjerë dhe ato pastaj ua shiste ndërmarrjeve të tjera që merreshin me shumicë apo pakicë. Këto produkte ishin Pepsi, Coca Cola, të cilat importoheshin nga Maqedonia dhe Hungaria, çaj Cejloni nga Siri Lanka dhe gota qelqi nga Turqia. Vlera e importeve ishte e limituar dhe për çdo import duhej aplikuar për leje importi, sepse favorizoheshin prodhimet e brendshme. Valutë zyrtare ishte dinari, por jozyrtarisht krahas kësaj përdoreshin valutat: marka gjermane, franga zvicrrane dhe dollari amerikan.

Produktet kryesore të cilat gjendeshin nëpër ndërmarrjet tregtare me shumicë dhe pakicë ishin:

Ndërmarrjet prodhuese, industritë ushqimore

Adresa Produktet
Yucom, Ndërmarrje për prodhimin dhe përpunimin dhe shitjen e pemëve, perimeve, lëngjeve, frutave të malit, Export-Import

24214 Tavankut

Nova pn Suboticë

Vojvodinë

Aleva D.D. , Industria Ushqimore

Svetozara Miletica nr.15

Novi Knezevac

Subotiçanka,

Ndërmarrje për prodhimin dhe përpunimin dhe shitjen e pemëve, perimeve, lëngjeve, frutave të malit, Export-Import

Djordja Natoshevica nr.44

Suboticë

Bambi, Fabrika e ëmbëlsirave dhe biskotave

Gjure Gjakovica pn.12000 Pozharevc Plazma keks
Pionir DD Ndërmarrje për prodhimin e çokolatave, bomboneve, biskotave…

Rr. Marksov Put 83 (Secanski nr.83) 24000 Suboticë Bombone, karamele
Jafa, fabrika e biskotave

Marshala Tita 245 25220 Cervenka
Soko Shtark, Fabrika për prodhimin e produkteve konditorike

Komodrashka 249, Beograd
Nevena, Industria kimike

Leskovc Shampon Kosili, pasta dhëmbësh, crem lëkurë etj.
Produkte të fabrikës Pepsi nga Prilepi,

Produktete e fabrikës Pivara nga Shkupi (Coca Coal, Fanta.)

Produktet nga prodhuesit e çajit nga Siri Lanka

Produkte nga prodhuesit e qelqit nga Turqia

Prilep, Shkup, Siri Lanka, Stamboll

Disa nga ndërmarrjet që merreshin me shitjen me pakicë e të cilat ishin blerës në ndërmarrjen Passable (në vitin 1992-99) ishin:

Emri i ndërmarrjes

Adresa
Agromarket NT S.Humolli

Prishtinë
Albi-Commerce S.Humolli

Prishtinë
Alaska Haki Zuqaku

Vushtrri
Elkos

Pejë
Buçaj

Prishtinë
Arkos Lizing

Gjakovë
Beli Bekim Senmaxhaj

Gjilan
Braina Hysen Saduku

Podujevë (më vonë Te Hysi)
Bregu i Diellit Adem Krasniqi

B. i Diellit, Prishtinë
Qendrimi-Commerce S.Musa

Obiliq
Drita Isa Avdyli

Viti
Durimi Nazmi Rapuca

Gjilan
Liria Fazli Cakiqi

Drenas
Gazi Xhevat Syla

Podujevë
Mirëdita Izet Gashi

Kurriz, Prishtinë
Korriku Aziz Ferizi

Prishtinë
Kamlem Rrustem Ulaj

Obiliq
Sah-Commerce Sadik Abazi

Shtime
Vjosa Misefa Hetemi

Ferizaj
Besa

Preshevë
Centar

Lenbanë
Ulpiana Avni Rexhepi

Ulpianë, Prishtinë
Fatlumi Mustafë Mustafa

Prishtinë
Fitorja Tahir Maloku

Ferizaj Tani ndërtimore dhe tregti me derivate të naftës
Besa-Impex NT Afrim Hasani

Prishtinë
Albana-Commerce Nuhi Hamiti

Prishtinë
Dushkaja NT Arsim Shurdhani

Kaçanik
Goni Skënder Rudari

Prishtinë
Agron-Commerce NT

Mitrovicë
Mediteren NT. Nikollë Dota

Viti Tani qendër tregtare në Viti
Nora Burim Haxhibeqiri

Gjakovë
Mleqani KB Rrustem Kryeziu

Mleqan
Bleroni SHPT Esat Haxhiu

Podujevë
Klina-Promet NT. Goran Mikiq

Klinë
Pre Commerce Prek Prenaj

Klinë Ende vepron suksesshëm
GB Comerce Gani Berani

Mitrovicë
Banana BNT Rexhep Nimani

Pejë
Union NT Xhabir Kajtazi

Vushtrri Distributor aktual i disa brendeve
Shpeta Commerce

Prishtinë

AKTIVITETI TREGTAR DHE DISTRIBUIMI NË KOSOVË NË PERIUDHËN 1999-2016

Gjatë luftës ekonomia e Kosovës kishte pësuar dëme edhe më të mëdha nga aktivitetet luftarake, si dhe nga plaçkitja e pushtetit serb. Me mbarimin e luftës nevojat e popullsisë për të gjitha llojet e produkteve ishin të madha. Që në ditët e para, 17.06.2016, Ndërmarrja Passable ishte nga ato ndërmarrje që filloi aktivitetin tregtar. Passable, sikurse shumë ndërmarrje, kishte pësuar dëme të mëdha gjatë luftës (25 mars 1999-10 qershor 1999). Mallrat që ishin në depon nr.1 ishin plaçkitur në tërësi nga pushteti serb. Mallrat në depon 2 ishin marrë nga njerëzit nevojtarë shqiptarë të zhvendosur nga rajoni i Llapit dhe një pjese të fshatrave të Prishtinës, që ishin kthyer detyrimisht nga zona e Gollakut në rajonet nga kishin ardhur. Automjetet e ndërmarrjes të cilat ishin shumë të nevojshme për të zhvilluar një aktivitet të mirëfilltë tregtar gjithashtu ishin plaçkitur nga pushteti serb. Kompjuteri u gjet në zyrat e “Policisë Financiare” në ndërtesën e tanishme të Kuvendit të Kosovës. Kështu iu kishte ndodhur pothuajse shumicës së ndërmarrjeve private në Kosovë.

Passable filloi aktivitetin në depon që ishte pronë e saj dhe që në ditët e para importoi shumë maune me mallra. Ishte një vlerë e konsiderueshme e valutës marka gjermane shpëtuar nga lufta që mundësoi fillimin e aktivitetit tregtar. Gjithashtu edhe pagesa e inkasuar e borxhit nga Oxfam, e cila kishte blerë para luftës pako higjienike për të shpërndarë si ndihma humanitare, si dhe disa blerësve të tjerë. Shumica e blerësve që figuronin në regjistrin e llogarive nuk e bën shlyerjen e obligimeve të tyre.

Furnizimet dhe shitjet ishin shumë të shpeshta. Disa nga funizimet e parë më të mëdha ishin:

Furnitori

Adresa Data Produktet
Pivara Skopje AD.

Shkup 24.06.1999 CocaCola, Fanta 2/1
OHIS AD

Shkup 28.06.1999 Biljana 200g, Gong 3/1
Pivara Skopje AD.

Shkup 28.06.1999 CocaCola, Fanta 0.33 lit.
EVROPA

Shkup 01.07.1999 Llokume, praline, bombonjere…
Saponija Komerc

Shkup 01.07.1999 Detergjent “Faks” , “Radion”…
Pivara Skopje AD.

Shkup 06.07.1999 CocaCola, Fanta, Sprajt 2/1
Mig

Prilep 07.07.1999 Mallra konditorike
Vitaminka AD.

Prilep 06.07.1999 Mallra konditorike
Divella S.P.A.

Itali 15.07.1999 Makarone
Vitaminka AD.

Prilep 20.07.1999 Mallra konditorike
Agroplod

Reisen 21.07.1999 Agrokrem blok…
Kras-Progres D.O.O.

Manastir 26.07.1999 Donika keks, Mozaik, Loto

Shitja dhe distribuimi dallonin shumë nga ai i ditëve të sotme. Ishin pikat e shitjes me pakicë të cilat duhej të vizitonin pikat e shitjes me shumicë-depot për t’u furnizuar me produktet e ndryshme të cilat ata i tregtonin. Mënyra e pagesës ishte mbi 90% me të holla të gatshme, kurse në disa raste shitoreve, kur nuk kishin mjete të mjaftueshme financiare dhe kur ekzistonte besimi, u lejohej një faturë me pritje për t’u paguar herën tjetër, me rastin e furnizimit të ri.

Në periudhën nga gjysma e qershorit të vitit 1999 deri në fitin fillim të vitit 2005 sistemi i shitjeve me shumicë ishte i organizuar në atë mënyrë ku përpos ndërmarrjeve të mëdha për shitje me shumicë dhe importuesve, veprimtarinë e tyre tregtare e zhvillonin me mjaft sukses edhe ndërmarrjet të cilat kishin depot e tyre, ndonëse me një sipërfaqe të vogël, mesatarisht 70m² deri 150m² për shitje me shumicë. Ata furnizoheshin nga importuesit dhe ato produkte pastaj i plasonin nëpër depot e tyre me shumicë. Shitja bëhej në mënyrë pasive, pra nuk ishte forma aktive e distribuimit sikurse është sot. Vendndodhja e tyre ishte kryesisht në lagjen Kodra e Trimave, lagjen Tophane dhe në bodrumin e Pallatit të Rinisë dhe të Sporteve. Mirëpo zjarri që shpërtheu më 01.03.2000 i dogji në tërësi të gjitha mallrat e ndërmarrjeve që kishin zhvilluar aktivitetin e tyre tregtar me shumicë në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në pjesën e bodrumeve.

Kjo mënyrë e të tregtuarit ishte e mundur, pasi asnjëri nga importuesit nuk ishte i përgatitur të bënte një distribuim të mirëfilltë nëpër të gjitha pikat e shitjes me pakicë në territorin e Kosovës. Ishte edhe kostoja e lartë pasi pikat e shitjes me pakicë ishin mësuar vetë të vizitonin ndërmarrjet (depot) që merreshin me shitjen me shumicë. Gjithashtu edhe infrastruktura rrugore ishte në një gjendje shumë të keqe. Disa nga vendbanimet me shumicë serbe ishin të mbyllura për distributorët potencialë dhe nuk kishte siguri të mjaftueshme për të hyrë në ato zona. Gjithashtu ishte ekonomia joformale në lulëzim, sidomos nga ndërmarrjet që operonin nëpër enklavat serbe. Ata furnizoheshin me mallra në mënyrë ilegale nga veriu i Mitrovicës dhe i shpërndanin nëpër enklavat serbe, por në shumë raste tregtonin jashtë atyre vendbanimeve. Kjo ishte njëra ndër pengesat kryesore e të bërit biznes për bizneset legale. Me kalimin e viteve doganat e Kosovës dhe administrata tatimore pothuajse arritën ta vinin në binar këtë invazion fiskal.

Ndërmarrjet që merreshin kryesisht me shitje pas përfundimit të luftës në Kosovë ishin:

Ndërmarrjet shoqërore tregtare filluan gjithashtu aktivitetin. Ish-drejtorët shqiptarë ishin prapë në vendet e tyre. Ata u munduan të bënin një organizim të ri dhe t’i riaktivizonin shitoret e tyre por ia arritën vetëm pjesërisht. NSHT “Voçari” në Prishtinë ndërroi emrin në “Urata” NTSH. Mirëpo, për shkak të fillimit të procesit të privatizimit të gjitha ndërmarrjet shoqërore tregtare ndërpren veprimtarinë e tyre. Gjithashtu shumë objekte apo pika të shitjes me pakicë u lëshuan me qira nga këto ndërmarrje.

Disa nga blerësit-marketet në (8-12/2000) në ndërmarrjen Passable ishin:

Blerësi

Adresa
Urata NTSH 038-24-643

Prishtinë
Kosova K.H.T

Hotel Grandi, Prishtinë
Albulena-Impex NT.Xh.Arifi

“Vëllezërit Fazliu” Tani distributor …
Cufa-Commerce NT. Islam Domaneku

Ferizaj
Kujdestaria Shpt.Shemsi Nuhiu

Te ndërtesa e RTK
Ejona SHPT.Fahri Caka

“Bajram Curri” Vellushka Tani Autosallon “Prishtina”
Mani-Commerce Mehmet Mani

“29 Nëntori” Podujevë
Valbi SHPT. Ismet Muqiqi

“Skënderbeu” Podujevë
Blendi NT. Bedri Begolli

“B.Diellit” , Prishtinë
Matyra KB Berat Nuredini

Rr. Spitalit Ferizaj
Xhida NT. Safet Aliu

Obiliq i Vjetër, Obiliq
Svirca Shpt. Besim Rama

“Nëna Terezë” 32 Prishtinë
Besa NT. Ahmet Kyçyku

“R.Agushi”, Kaçanik
Pashtriku SHPT. Shaip Mustafa

“Brigadat”, Podujevë
Dushi SHPT. Hilmi Dushi

Velani, Prishtinë
Aga SHPT. Islam Krasniqi

“UÇK” Prishtinë Tani distributor “Delfin”
Kauboj Xhema SHPT. Ramiz Jakupi

Te Xhamia e Llapit, Prishtinë
Beka Trade NT. Milaim Beka

“Xh.Ibishi”, Prishtinë
Endra SHPT. Enver Rama

Batllavë, Podujevë
Nertili

Gjakovë

Kosova, për fat të keq, ka një balancë të keqe tregtare me shtetet e tjera, sepse raporti është rreth 90% importe dhe 10% eksporte. Pra, deficiti i lartë tregtar është një pengesë për rritjen makroekonomike të vendit. Një rritje afatgjate dhe e qëndrueshme ekonomike do të jetë e mundur vetëm me përmirësimin e këtij bilanci tregtar. Kosova ka një ligj liberal të tregtisë së lirë, që është një gjë e mirë, por mungojnë politika për stimulimin e prodhimit vendor. Si shkaktar i këtij bilanci në Kosovë ka një aktivitet tregtar shumë konkurrues dhe mjaft të përparuar.

Produktet kryesore ushqimore dhe të konsumit në përgjithësi importohen nga ndërmarrje të ndryshme në Kosovë, të cilat zakonisht edhe bëjnë distribuimin e atyre produkteve. Në tregun e Kosovës ka një llojllojshmëri produktesh duke filluar nga markat më të njohura e deri tek ato më pak të njohura. Globalizmi është më prezent se kurdoherë më parë. Kemi ndryshime të shpeshta dhe në vazhdimësi blerje dhe shitje të kompanive dhe brendeve të ndryshme botërore.

Ndërmarrjet tregtare, të cilat kanë rrjete të pikave me pakicë pothuajse të gjithë në vizionin dhe strategjinë e tyre kanë hapjen e sa më shumë pikave shitëse dhe përgatitjen e biznesit për ta shitur te ndonjë investitor i madh i jashtëm.

● Importues dhe distributorë më të njohur në tregun e Kosovës janë:

●Ndërmarrjet tregtare të cilat kanë qendrat e tyre tregtare dhe një zinxhir të marketeve me pakicë:

DISTRIBUIMI DHE SHITJA E PRODHIMEVE VENDORE

Në tregun e Kosovës janë të pranishme edhe produktet vendore por jo në sasinë e duhur.

Produktet nga sektori i industrisë ushqimore përfshijnë produktet bujqësore të papërpunuara dhe të përpunuara, të cilat në tregun vendor nuk janë prezente në nivelin e dëshiruar, por janë në rrugë të mbarë nga dita në ditë. Kompanitë kryesore të cilat merren me sektorin e industrisë ushqimore janë:

Produktet e prodhuesit Frutex SHPK janë shumë mirë të shpërndara në tregun e Kosovës, por edhe në shumë vende të botës.

Kompania Stone Castle, ka primatin në tregun kosovar, mbi 60% të tregut, dhe është prezente në tregun Global me shitje në: Shqipëri, Serbi, Gjermani, Zvicër, Çeki, Nigeri dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (21)

Nëse këto produkte i klasifikojmë sipas llojeve, atëherë klasifikimi do të ishte:

●Produktet e pijeve alkoolike dhe joalkoolike vijnë në tregun vendor nga disa nga prodhues:

Ndërmarrja

Adresa Kontakti Produktet

Devolli Group

Pejë xhelal.radoniqi@gmail.com

Tel: 045 561 661 045 561 561

Prodhimi i lëngjeve
Fruti

Reqan, Prizren frutti_prizren@yahoo.com

Tel: 038 502 557; 044 304 258

Prodhimi i lëngjeve
Frutex SHPK

Rr.Brigada 123, Suharekë frutex1994@yahoo.com info@galdeneagle-ks.com

Tel: 049 119 925

Prodhimi i lëngjeve

FLUIDI&RC Cola NP

Gjilan info@rccola-f.com

044 501 843; 044 501 842

Prodhimi i lëngjeve
Bibita

Vitomiricë Tel:039-441-333 Prodhimi i lëngjeve
Don Castile

Rahovec hysen@stonecastlewine.com Pije alkoolike

Birra Peja

Pejë info@birrapeja.com

Tel:49 772 558 039 432 661

Prodhimi i birrës

●Produktet e mishit janë ekspozuar nga ndërmarrjet kryesore që merren me prodhimin dhe paketimin e produkteve nga mishi, si:

Ada Group ka një rrjet të organizuar të shitjes në tërë territorin e Kosovës. Në bazë të organizimit të mirëfilltë dhe përkushtimit të vazhdueshëm për efikasitet në punë, teknologji të avancuar, orientim kah blerësi, si dhe në bazë të angazhimit të 40 punonjësve të kualifikuar, janë arritur suksese shumë të larta dhe të qëndrueshme. (22)

●Produktet të qumështit dhe produkteve të qumështit janë nga prodhuesit:

●Produktet kryesore konditorike janë nga prodhuesit:

●Produktet kryesore higjenike të ekspozuara në tregun e Kosovës janë të këtyre prodhuesve: Abi nga Prizreni, Fresh Co nga Peja, Cadi, Ferizaj, AlmGroup nga Prishtina, Elkos-PiKi nga Peja.

●Pajisje shtëpiake dhe veshmbathje janë nga prodhuesit: Solid nga Suhareka, ArtaTex nga Peja, S Sprint nga Podujeva, Vava nga Podujeva, Cadi nga Ferizaj.

MBIKËQYRJA E TREGUT

Inspektoriati i Tregut (IT) është i mandatuar për mbikëqyrjen e një sërë grupesh të produkteve joushqimore të cilat janë të pranishme në treg, si dhe cilësinë e shërbimeve.

Gjithashtu tregu mbikëqyret nga Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinës, Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit pranë MTI-së etj, etj.

Dogana e Kosovës ka një mision të gjerë, duke filluar nga mbrojta e shtetit, ekonomisë dhe qytetarëve. Pra, misioni i Doganës së Kosovës mund të ndahet në dy kategori kryesore:

KONTRIBUTI NË ÇËSHTJET EKONOMIKE

• Mbledhja e taksave doganore: si, Taksa doganore, Tatimit mbi Vlerën e Shtuar; Akcizën për Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës.

• Kontrollimi importit dhe eksportit, mbroja e ekonomisë; mbrojta e markave tregtare etj.

• Statistika të sakta mbi tregtinë me jashtë.

KONTRIBUTI PËR SIGURINË

• Luftimi i aktiviteteve ilegale

• Rritja e sigurisë përmes prezencës në pikat kufitare; luftimi i krimit kufitar; luftimi i trafikut të drogës etj.

• Mbrojta e popullatës dhe e ambientit, parandalimi i kontrabandimit të armëve dhe substancave eksplozive. (25)

Ndërsa si mission i ATK-së është:

“Ne jemi këtu që të mbledhim tatimet dhe kontributet, për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.” (26)

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit janë:

1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve strategjike/të politikave për mbrojtjen e konsumatorit;

1.2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në fushën e mbrojtjes së konsumatorit;

1.3. Mbështetë veprimtarinë e organizatave joqeveritare për mbrojtjen e konsumatorit;

1.4. Zhvillon sistemin e trajtimit të ankesave të konsumatorëve dhe mjeteve alternative për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve;

1.5. Ofron mbështetje në zhvillimin e fushatave për ndërgjegjësimin e konsumatorit, sensibilizimin dhe njoftimin e vazhdueshëm të konsumatorit.

2. Udhëheqësi i Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit raporton te Sekretari i Përgjithshëm.

3. Numri i të punësuarve në Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit është tre (3). (27)

FALIMENTIMI I DISA NDËRMARRJEVE SI DUKURI (2010-2015)

“Nuk ishin speciet më të forta që mbijetuan, as më inteligjente që mbijetuan. Ishin ato që u adaptuan ndaj ndryshimeve”. Charles Darvin (1809-1882)

Gjatë periudhës kur Jugosllavia filloi të shpërbëhej, vlera e dinarit u zhvleftësua, e sidomos pas vitit 1992. Devalvimi i dinarit dhe inflacioni marramendës bëri që shumë biznese të falimentonin. Disa nga ndërmarrjet iu përshtaten ndryshimeve dhe ia arritën të mbijetonin. Disa të tjera arritën ta përballonin periudhën e inflacionit, por nuk arritën t’i përshtateshin ekonomisë së lirë të tregut (ndërmarrjet shoqërore) dhe disa nga ndërmarrjet nuk arritën të adaptoheshin në përputhje me ndryshimet në ekonominë moderne.

Në vitet e fundit shumë biznese po falimentojnë apo po pauzojnë si pasojë e pamundësisë për të operuar në treg. Gjithashtu, vazhdimisht po hapen biznese të reja, por në shumë raste këto sikur i mban vetëm inercioni pa pasur një analizë të mirëfilltë se cila veprimtari është më fitimprurëse dhe më e qëndrueshme.

PËRFUNDIME

Nga analiza dhe hulumtimet e bëra, opinionet e pranuara nga njerëz që janë marrë apo merren me biznes, kemi nxjerrë përfundimin se gjatë viteve të fundit ka pasur zhvillime pozitive në fushën e shitjes dhe të distribuimit të produkteve në tregun e Kosovës. Konsumatori me pakicë tani e ka më të lehtë furnizimin me të gjitha llojet e produkteve sepse kudo nëpër vendbanimet e mëdha janë hapur qendra tregtare, të cilat ofrojnë produkte cilësore me çmime të arsyeshme.

Aktiviteti biznesor dhe tregtar ka ndihmuar Kosovën të krijojë miqësi me popujt nga vende të ndryshme e sidomos me hebrenjtë. Miqësia e krijuar dhe virtyti i shqiptarëve për mikpritje dhe besë i shpëtoi shumë hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore, por kjo e mirë u shpërblye pas shumë vjetësh, pasi hebrenjtë si popull me ndikim në Amerikë ndihmuan Kosovën.

Risitë teknologjike, globalizmi në të gjitha fushat ka mundësuar një lëvizje të lirë të ideve, mallrave dhe njerzëve sa dallimet po shëndrrohen në ngjashmëri.

Privatizimi i aseteve të ndërmarrjeve shoqërore tregtare nuk është bërë në mënyrën e duhur. Objekteve të këtyre ndërmarrjeve në shumë raste i është ndërruar destinimi në mënyrën më të keqe të mundshme.

Shumë ndërmarrje private dyshohet se ishin apo janë të lidhura me politikën apo klanet e ndryshme dhe kanë qenë të favorizuara nga ato struktura, duke marrë tenderë në mënyra jo të meritueshme, duke bërë shmangieje fiskale etj.

Vazhdimisht po hapen ndërmarrje apo shitore, por kjo bëhet pa bërë një analizë të mirëfilltë arsyeshmërie (fizibiliteti) dhe ato në shumë raste, në vend se të krijojnë fitime, krijojnë humbje dhe pastaj detyrohen të falimentojnë.

Disa nga pronarët, duke shfrytëzuar vakumin ligjor, hapin biznese me status “Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar” dhe pas një periudhe kohore, pasi të kenë krijuar obligime tatimore ndaj shtetit dhe ndaj furnitorëve, shpallin falimentimin, duke mos u ndëshkuar për veprimet e tyre. Ata hapin prapë biznes tjetër pas një kohe në emër të tyre apo në emër të familjarëve, madje sikur asgjë nuk ka ndodhur dhe sikur fillojnë “një jetë të re”.

REKOMANDIME

Duke shqyrtuar shumë aspekte të veprimtarisë tregtare, që nga furnizimet, shitja dhe shpërndarja deri te konsumatori i fundit, mendoj se dalin disa rekomandime të dobishme.

Me rastin e hapjes së qendrave tregtare, pikave të shitjes etj., Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë nuk duhet të lejojë hapjen e pakontrolluar dhe pa kritere të këtyre pikave, por duhet të krijohen disa standarde ku të përfshihet distanca në mes të këtyre qendrave tregtare apo pikave shitëse. Infrastruktura materiale ku përfshihet objekti dhe inventari duhet të jenë sipas standardeve të pranuara.

Edhe ndërmarrësia, po e shikuam nga një këndvështrim, duhet të jetë si një art që pikësynim ka zgjidhjen e problemeve, plotësimin e nevojave dhe dëshirave të klientëve dhe njëkohësisht pas këtyre aktiviteteve gjithsesi të jetë fitimprurës.

Në rastet kur një biznes falimenton duhet të merren informata më të sakta për arsyen e falimentimit dhe të mos lejohet pa u ndëshkuar në rast se falimentim është i qëllimshëm. T’i ndalohet personit hapja përgjithmonë e biznesit me veprimtari të njëjtë në emrin e tij dhe gjithashtu të familjarëve të ngushtë.

Për një qëndrueshmëri afatgjate ekonomike duhet të krijohen politika stimuluese për prodhuesit vendorë, si dhe të ngrihet vetëdija te komuniteti i biznesit që të bëjnë më tepër promovimin e tyre. Të bëhet ngritja e vetëdijes së konsumatorëve me pakicë duke zhvilluar fushata të ndryshme mediale kudo që shihet e nevojshme.

Për të siguruar mënyrën e pagesave kur kemi të bëjmë me shitblerjet në tregun e Kosovës, është tepër e rëndësishme dhe domosdoshme krijimi i politikave dhe i instrumenteve apo instutucioneve të nevojshme që bëjnë të mundur funksionimin normal dhe të sigurt.

BIBLIOGRAFIA – LITERATURA

http://www.albigroup.com/

http://www.migrosks.com/

http://www.emonagroup.com/

http://www.albigroup.com/?id=6

http://www.elkosgroup.com/

http://www.intereminex.com/index.php?option=com_content&view=section&layout=blog&id=2&Itemid=18&lang=sq (08.10.2016)

http://www.gllareva.com/

http://www.vitaminka-ks.com/

http://www.union-ks.com/index.php

http://www.atlantikgroup.com/

http://abi-center.com/

http://www.vivafresh-rks.com/

http://etc-ks.com/per-etc/

http://edona-ks.com/

http://ks.kosmontefoods.com/index.php#ballina

https://sq.wikipedia.org/wiki/Ekonomia_e_Kosov%C3%ABs

http://www.invest-ks.org/sq/Kosova-ne-nje-shikim

http://www.bspk.org/rrethnesh.html

http://www.bambi.rs/

https://www.pionir.rs/contact/

http://www.eurofruti.com/

http://www.pestova.org/

http://www.adagroup-ks.com/

http://www.kamilachocolate.com/

http://www.liriprizren.com/

http://msillosi.com/

http://fluidi.net/

http://www.rugove.eu/

http://www.frutti-ks.com/

http://www.magicice.net/

http://www.ujekllokoti.com/

http://banjakllokotit.com/

http://www.goldeneagle-ks.com/

http://www.bibitagroup.com/

http://eurolona.com/

http://stonecastlewine.com/

http://www.bodrumivjeter.com/

http://www.birrapeja.com/

http://www.jahacompany.com/

http://helvetas-ks.org/HPK/al/list_of_benefits.html

http://www.magicice.net/

http://www.devolligroup.com/

http://abi-center.com/ ; http://www.abimilk.com/

http://apetitgroup.com/

http://www.meka-mish.com/

http://buquku.com/

http://www.liriprizren.com/

http://www.pestova.org/

http://evko-ks.com/

http://www.amo-foods.com/

http://www.invest-ks.org/sq/Industria–Ushqimore

https://dogana.rks-gov.net/en/

http://www.vivafresh-rks.com/

Fusnotat

(1) http://www.interfaithkosovo.org/news/367/kosova-dhe-hebrenjte-ndajne-nje-histori-por-edhe-nje-te-ardhme-te-perbashket/?lang=Al(11.10.2016)

(2) http://www.passable-ks.com/rreth_nesh.html

(3) http://www.albigroup.com/?id=6

(4) http://www.intereminex.com/index.php?option=com_content&view=section&layout=blog&id=2&Itemid=18&lang=sq

(5) http://www.elkosgroup.com/

(6) http://www.bucaj-ks.com/#

(7) http://ks.kosmontefoods.com/kompania.php#benefits

(8) http://www.solekosova.eu/

(9) http://www.bucaj-ks.com/?module=Contact&action=form

(10) http://www.delfinltd.com/sq/10

(11) http://etc-ks.com/per-etc/

(12) http://www.kamilachocolate.com/web/#rreth-nesh

(13) http://msillosi.com/rreth-nesh/

(14) http://www.kozzer.com/listing.php?id=174

(15) http://www.rugove.eu/kompania/

(16) http://www.frutti-ks.com/al/top/rreth-nesh/

(17) http://eurolona.com/

(18) http://www.amo-foods.com/

(19) http://www.bodrumivjeter.com/Bodrumi_i_Vjeter/index.php?l=sq

(20) http://www.jahacompany.com/sq/who-we-are/

(21) http://stonecastlewine.com/rreth-nesh/

(22) http://www.adagroup-ks.com/floren/sq/distribucioni

(23) http://www.abimilk.com/prodhimi.htm

(24) http://www.amo-foods.com/

(25) https://dogana.rks-gov.net/sq/misioni#misioni

(26) http://www.atk-ks.org/wp-content/uploads/2016/01/Plani-Strategjik-2015-2020Shqip.pdf

(27) http://www.mti-ks.org/sq/Departamenti-per-Mbrojtjen-e-Konsumatorit

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)