LAJMI I FUNDIT:

Hile e thjeshtë për frymëmarrjen që shëroi pagjumësinë kronike të një gruaje

Hile e thjeshtë për frymëmarrjen që shëroi pagjumësinë kronike të një gruaje

“Sa kohë isha në gjumë?”, Sofia Wilson u çudit për veten e saj ndërsa u zgjua pranë një të huaji që qëllonte në dritaren e saj. Atë e kishte zënë gjumi në timonin e veturës së saj në parkingun e dyqanit.

“Pagjumësia ime filloi rreth gjashtë vjet më parë. Mbaj mend që nëna ime po dëgjonte emisione radiotelevizive gjatë gjithë natës, sepse ajo nuk mund të flinte ndërsa plakej, kështu që kur fillova të kem probleme, mendova se pagjumësia ime ishte trashëgimi familjare”.


“Unë dorëzova vetveten në realitetin tim të ri, që do të thoshte të zgjohesha në orën 4 të mëngjesit, sepse nuk mund të vazhdoja gjumin nëse zgjohesha. Si rezultat, unë kurrë nuk isha e pushuar dhe zakonisht isha aq e lodhur sa që nga ora 11 të mëngjesit, isha e rraskapitur.

Pothuajse çdo ditë, unë përdora pushimin e drekës time për të bërë një sy gjumë. Edhe më keq, unë nuk mund të kujdesesha për fëmijët e mi, ashtu si doja. Nuk kisha energji të luaja me ta ose madje të shikoja një film së bashku. Pagjumësia ime filloi të ndikonte në mirëqenien time emocionale dhe mendore”.

“Mjeku im shpjegoi se si stresi dhe pikëllimi i shtuar nga vdekja e nënës sime më kishin ngritur ankthin dhe e kishin bërë gjumin edhe më të ashpër. Kjo çoi në ndjenjën sikur isha ngecur në një cikël stresi, pastaj nuk isha në gjendje të fle për shkak të stresit.

Ilaçet e gjumit nuk funksionuan për mua, unë nuk kam dashur të rrezikoj efektet anësore ose varësinë. Por, mjeku im nuk kishte ndonjë sugjerim tjetër”, tha ajo, transmeton Telegrafi.

“Një vit më parë, një shoqja ime më tregoi një stërvitje frymëmarrjeje që nëna e saj praktikonte për një gjumë nate qetësues. Ajo tha se bazohej në një teknikë të rekomanduar nga Andrew Weil dhe ajo ishte aq entuziaste për këtë, e dija se duhej ta provoja”.

“Pasi u shtriva, nxjerra frymën plotësisht përmes gojës sime derisa mushkëritë e mia të ndjeheshin bosh. Pastaj, në kokën time, numërova 6 deri në 8 sekonda, ndërsa merrja frymë përmes hundës, duke mbushur mushkëritë e mia sa më shumë që të ishte e mundur, pastaj nxirrja përsëri frymën përmes gojës. E përsërita procesin gjashtë deri tetë herë”, tregoi ajo.

“Nuk mund të besoja se një truk i tillë i thjeshtë mund të rivendoste gjumin dhe energjinë time”.

“Disa javë pasi bëra ushtrimin pjesë të rutinës time të gjumit, fillova të shikoj në internet për të zbuluar se si funksionoi. Mësova se kjo frymëmarrje e thellë, lejon më shumë dioksid karboni të hyjë në rrjedhën e gjakut, e cila mund të qetësojë pjesë të trurit që kontrollojnë përgjigjen e ankthit. Kishte kuptim sepse ankthi im kishte qenë aq i lartë”.

“Këto ndryshime të thjeshta ishin një dhuratë hyjnore. Po marr frymë më mirë gjatë gjithë ditës dhe po bëj gjumë qetësues, restaurues, gjë që më ndihmon të menaxhoj më mirë ankthin tim. Energjia ime është kthyer! Unë mund të luaj me fëmijët e mi dhe madje të shikoj filma pa u ndalur”, përfundoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori