LAJMI I FUNDIT:

Higuain i hapur të bashkohet me Chelsean, por ka një kërkesë nga Blutë dhe një nga Juve

Higuain i hapur të bashkohet me Chelsean, por ka një kërkesë nga Blutë dhe një nga Juve
Gonzalo Higuain (Getty Images)

Gonzalo Higuain thuhet se është i hapur për t’u bashkuar me Chelsean, por kërkon një pagë të lartë, si dhe një bonus nga Juventusi.

Sulmuesi argjentinas pritet të largohet nga Bianconerët pas nënshkrimit të Cristiano Ronaldos.


Kështu, klubi londinez Chelsea duket se është favorit për nënshkrimin e tij.

Higuain drejt Chelseat për 60 milionë euro
Lexo po ashtu Higuain drejt Chelseat për 60 milionë euro

Skuadra nga Liga Premier po afrohet afër emërimit Maurizio Sarri si menaxheri i tyre i ri, njeriun nën të cilin El Pipita ka shijuar sezonin e tij më të mirë në Serie A.

Higuain dhe Sarri mund të përfundojnë së bashku tek Chelsea

Sipas calciomercato.com, Higuain e ka bërë të qartë se ai është i hapur për një lëvizje në Stamford Bridge, por kjo nuk do të thotë se një marrëveshje është e afërt.

Argjentinasi do të dëshironte një pagë prej së paku shtatë milionë euro neto për sezonin, duke pasur parasysh se ai fiton 7.5 milionë euro në vit në Torino.

Chelsea shet Moratan për t'i financuar blerjet e Sarrit
Lexo po ashtu Chelsea shet Moratan për t'i financuar blerjet e Sarrit

Përveç kësaj ai dëshiron një bonus besnikërie nga Juventusi si një lloj shtrëngimi i artë duarsh, përndryshe ai thjesht mund të refuzojë çdo ofertë për t’u larguar.

Ndryshe, Pipita u transferua në vitin 2016 nga Napoli për një shifër prej 94 milionë eurosh ku për dy sezoni ka bërë 105 paraqitje dhe ka shënuar 55 gola. /Telegrafi/