LAJMI I FUNDIT:

Hidhet shorti për 1/8 e finales së Kupës

Hidhet shorti për 1/8 e finales së Kupës

Sot (e hënë) është bërë tërheqja e shortit për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës në futboll, ku kanë dalë disa çifte mjaft interesante.

Skuadra fituese e këtij trofeu në vitin e kaluar, Trepça’89, për kalim në çerekfinale do të ketë punë vështirë, ngase do të ballafaqohet me Drenicën në Skenderaj.

Në Drenicë do të udhëtojë edhe skuadra kampione në fuqi, Prishtina, pasi do të ballafaqohet me Feronikelin në Drenas.


Ndeshje mjaft interesante pritet të jenë edhe Hysi-Besa, Trepça-Drita dhe Hajvalia-Llamkos Kosova, ngaqë të gjitha këto skuadra synojnë të arrijnë sukses në garat e Kupës.

Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 2 dhe 3 mars në orën 13:00.

Çiftet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës
Drenica – Trepça ‘89
Istogu – Liria
Ferizaj – Ulpiana
Hysi – Besa
Fushë Kosova – Vëllaznimi
Hajvalia – Llamkos Kosova
Feronikeli – Prishtina
Trepça – Drita

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori