Demostruesit e sotëm të opozitës kanë thyer zyrën popullore të kryetarit Gjorge Ivanov në Shkup, duke e gjuajtur me gurë, vezë, por edhe me bombë tymi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Edhe sot, protesta nisi para zyrave të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) si shenjë mbështetje të prokurorëve dhe punës që bëjnë.

Demonstruesit thonë se nuk do t’i ndërpresin protesta deri sa Ivanovi ta tërheqë vendimin e turpshëm për faljen e politikanëve që janë në hetime. Ata kanë djegur edhe fotografi të kryetarit Ivanov.

Me qëllim të pengimit të ndonjë përplasje qytetare, është shtuar prania e policisë, të cilët janë pajisur me mjete të rënda, si autoblinda dhe topa uji.

F1 F2 F3 F4