Pas gjashtëmbëdhjetë muajsh dhe javësh të sinjaleve “paralajmëruese”, natën e kaluar, Etna dha një shfaqje me një shpërthim të vërtetë që përfshinte kryesisht të ashtuquajturin kraterin e ri Juglindor: duke nisur nga perëndimi i diellit, ishte e mundur të vëreheshin edhe nga një distancë e largët shpërthimet e magmës inkandeshente, që do të thotë “aktiviteti strombolian”, ndërsa nga baza e këtij krateri filluan dy rrjedha të vogla – një në drejtim të lindjes dhe tjetra drejt veriut – por pasi kishin ecur disa qindra metra në kuotë të lartë, u ndalën.

“I gjithë ky fenomen zgjati sa një natë – shpjegon vullkanologu i Observatorit Etnean të INGV, Boris Behncke – dhe që në orët e para të mëngjesit ishte në rënie, edhe pse jo ende e ezauruar”.

Që Etna po jepte shenja të zgjimit, vullkanologët e dinin prej kohësh: disa dhe të zgjatura të luzma sizmike, rritje e amplitudave të dridhjeve vullkanike, një ndryshim në përbërjen e emetimeve të gazrave nga krateret; të gjitha elementet që zakonisht paraprijnë një shpërthim të vërtetë.

Sidoqoftë, aktiviteti i natës së kaluar – prej të cilit në mëngjes mbetet vetëm një dridhje ende mbi nivel dhe emetime të hirit vullkanik nga i njëjti krater – nuk është e thënë të çojë në një intensifikim të fenomeneve dhe një situate të tillë, me nivele të larta dhe të ulëta, ajo mund të vazhdojë për kushedi sa kohë.

“Le të themi se ky është një hap më shumë, një lloj përshpejtimi i aktivitetit – shpjegon Behncke – por se si do të vazhdojë, se si do të evoluojë, me të vërtetë nuk mund të dihet”.

Nga ana tjetër, gjashtë episode të ngjashme u zhvilluan vitin e kaluar, por pastaj asgjë nuk kishte ndodhur, përcjell bw.

Shpërthimi erdhi veçanërisht nga goja e “shalës” së kraterit të ri në Jugperëndim, siç e quajnë ekspertët këtë pjesë të vullkanit që në vitet e fundit ka pësuar ndryshime të mëdha, me hapjen e gojëve të vogla përreth dhe në qendër të kraterit historik të Juglindjes.

Edhe “goja e re” e vullkanit është aktualisht aktive; nga larg është e mundur të shohësh shpërthime të forta të kuqe që tregojnë se ka “lëvizje” brenda atij krateri. Dhe në javët e fundit, edhe krateri Verilindor dha sinjale.