LAJMI I FUNDIT:

Hezbollahu: Izraeli nuk është gati të përballet me rezistencën islamike në Liban

Hezbollahu: Izraeli nuk është gati të përballet me rezistencën islamike në Liban

Zyrtari i Hezbollahut, Mohammad Raad, ka thënë se Izraeli nuk është i përgatitur për luftë kundër grupit terrorist libanez të mbështetur nga Irani, pasi sipas tij, shteti izraelit “turpërohet” nga humbjet në luftën kundër Hamasit në Gazë.

Raad tha se është nder për Libanin që grupet “e rezistencës” e luftojnë Izraelin duke e akuzuar shtetin hebre si “plaçkitës të pasurisë, për kontrollimin e rrugëve detare, dhe imponim të vullnetit të popullatës”.


Gjithashtu, ai tha se Izraeli është duke pësuar disfatë në Gazë dhe se “ka dështuar të arrijë qëllimet e tij” në çdo aspekt.

“Armiku izraelit është i detyruar të tërhiqet sepse është i lodhur dhe po përballet me një rezistencë që nuk e priste”, shtoi Raad.

“Armiku izraelit nuk është gati për luftë përballë asaj që rezistenca islamike në Liban ka përgatitur për të”, pohoi ai.

Ndryshe, këto tensione janë zgjeruar si rrjedhojë e konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit, dhe sulmeve ndaj anijeve ndërkombëtare në Detin e Kuq.

Izraeli së fundmi është shprehur kundër krijimit të një shteti palestinez, por SHBA-ja është zotuar të angazhohet në një zgjidhje për të dy palët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas

Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Amerika
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Kalo në kategori