LAJMI I FUNDIT:

Hetuesi i CIA-s që intervistoi ish-presidentin irakian flet për sjelljet e Saddam Husseinit

Hetuesi i CIA-s që intervistoi ish-presidentin irakian flet për sjelljet e Saddam Husseinit

Kur ish-presidenti irakian Saddam Hussein, u kap në dhjetor të vitit 2003, CIA kërkoi një specialist i cili do të mund të identifikonte dhe ta merrte atë në pyetje. Ky person ishte John Nixon.

Nixon kishte studiuar figurën e Sadam Huseinit që kur filloi të punonte për CIA-n në vitin 1998, ku roli i tij ishte për të mbledhur njohuri rreth liderëve në mbarë botën dhe për të analizuar se “çfarë i bënë ata të marrin vendimin.


“Kur një krizë godet, hartuesit e politikave vijnë tek ne me pyetjet rreth njerëzve të përfshirë, kush janë ata, çfarë duan ata, pse veprojnë në këtë mënyrë”, tha Nixon për BBC-në.

Ai kishte qenë në Irak, kur lideri i rrëzuar është zbuluar nga trupat amerikane në një shpellë nëntokësore në qytetin e Tikritit.

Ka patur zëra në atë kohë se Sadam Huseini kishte maskota të shumta, por Nixon i cili u largua nga CIA në vitin 2011, thotë se nuk kishte asnjë dyshim që ishte pikërisht ai, që në momentin që e kishte parë.

Mr Nixon, e përshkruan Sadam Huseinin si një “masë të kontradiktave”.

Ai pa ‘anën njerëzore’ të Saddam Husseinit dhe thotë se ishte një kontrast i madh nga ai çfarë ishte paraqitur në mediat amerikane.

“Ai ishte një nga individët ma karizmatikë që jam përballur ndonjëherë. Kur ai donte, mund të ishte simpatik, argëtues, i mirë dhe i sjellshëm”, tha Nixon.

Megjithatë ai thotë se Hussein kishte edhe një anë shumë të errët në personalitetin e tij. Ai e përshkruan si të vrazhdë, arrogant dhe i frikshëm kur ai humb durimin.

“Ka pasur dy raste kur pyetjet e mia shfaqen anën e tij të keqe”, tha Nixon.

Megjithatë, Nixon thotë se ish-udhëheqësit irakian ishte një narcisist dhe “e pëlqente ndërveprimin duke biseduar me mua”.

Në fund të seancës së parë, në të cilën Nixon u përpoq për të krijuar një marrëdhënie me Sadam Husseinin me shpresën se do të bashkëpunojnë, Saddam tha thjesht se e kishte shijuar bisedën.

“Ai kishte qenë i fshehur për muaj dhe nuk kishte pasur shumë biseda”, thotë Nixon.

Ky ishte një fillim pozitiv, por të nesërmen Nixon thotë se Sadam Huseini “u kthye në një njeri të dyshimtë”.

“Ai është një nga njerëzit më të dyshimtë që kam takuar ndonjëherë – çdo pyetje që ia shtroja, ai kishte një të tillë për mua”, tha Nixon.

Nixon pranon se CIA kishte bërë pak për ta nxitur që të flasë.

SHBA dhe Britania e Madhe kishin përdorur akuzat e shkatërrimit në masë të Irakut si një arsye kryesore për të shkuar në luftë.

Nixon thotë se “kjo ishte ajo çfarë Shtëpia e Bardhë donte të dinte”, por nga bisedat me Sadam Huseinin, këshilltarët e tij dhe hulumtimeve të mëvonshme për të vërtetuar pretendimet , arritën në përfundimin se ish-lideri irakian kishte ndaluar programin bërthamor të vendit dhe nuk kishte për qëllim për të rifilluar atë, transmeton KosovaPress.

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori