eksperti ad

Të gjithë ata që kanë investuar në minierën, Talvivaara janë në rrezik të humbjes së parave të tyre, ka raportuar ‘YLE’. Hetemaj ka investuar 10 mijë euro, ndërsa ndër investitorët e tjerë janë edhe ish-presidenti i shtetit të Finlandës, Saulii Niinisto, pastaj shefi i Nokias, Olli-Pekka Kallasvuo, ndërsa humbësi më i madh llogaritet televizioni publik dhe fondi i saj i pensioneve në vlerën e katër milionë eurove, shkruan tribuna.

Ndryshe, Hetemaj vazhdon të jetë pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës së Chievos. Ai ka vendosur të qëndrojë edhe më tutje në skuadrën nga qyteti i Veronës, ani pse i kishte disa alternativa për të ndërruar ambient në Itali.
 

telegrafi sport app