LAJMI I FUNDIT:

Heshtje zgjedhore në Istog

Heshtje zgjedhore në Istog

Pas pesë ditë fushate elektorale për zgjedhjet e përsëritura të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Istogut, sot është heshtja zgjedhore, kurse nesër qytetarët e kësaj komune do t’i drejtohen kutive të votimit.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se të gjitha përgatitjet janë bërë, fletëvotimet kanë arritur dhe janë në Kosovë.


“Të gjitha ato emërimet e anëtarëve të këshillave të vendvotimeve dhe të gjitha përgatitjet tjera, marrja e materialit jo-sensitiv, sensitiv, të gjitha janë në përfundim e sipër”, tha ajo.

Istogu këtë të diel do të ketë 23 qendra të votimit me 63 vendvotime.

Gara zgjedhore për kryetar të Istogut zhvillohet në mes kandidatit të AAK-së, Gani Dreshaj dhe atij të LDK-së, Haki Rugova.

Rivotimi në Komunën e Istogut do të mbahet pas vendimit të PZAP-së, i cili ka pranuar si të bazuar ankesën e LDK-së, e cila kishte kërkuar që të anulohen votat me postë.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori