Heqja e këtyre ushqimeve nga dieta përmirëson funksionin e mushkërive brenda tetë javësh

Astma është një sëmundje inflamatore që karakterizohet nga kriza të përsëritura të ngushtimit dhe bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes, të cilat shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje, gulçime dhe kollë
Astma mund të nisë në çdo moshë, por zakonisht shfaqet gjatë fëmijërisë. Si një nga sëmundjet më të zakonshme kronike te fëmijët, përhapja e astmës po rritet nga viti në vit.
Kohët e fundit, një studim novator tregoi se normat e astmës variojnë në mënyrë drastike në mbarë botën. Programi “International Study of Asthma and Allergies in Childhood” ndoqi më shumë se një milion fëmijë në 100 vende të botës, duke e bërë këtë sondazhin më të plotë të ndërmarrë ndonjëherë për sa i përket kësaj sëmundjeje.
Studimi zbuloi se përhapja e astmës, alergjive dhe ekzemave alergjike ndryshonte në mënyrë drastike. Përse përhapja e rhinoconjunctivitis (sy të irrituar dhe hundë që kullojnë) varion nga një për qind në disa pjesë të Indisë, për shembull, deri në 45 për qind në vende të tjera të botës?
Ndërkohë që faktorë si ndotja e ajrit dhe duhanpirja luajnë rolin e tyre, ndikimin më të madh në këtë rast nuk e kanë ato që hyjnë në mushkëritë tona, por ato që hyjnë në stomakun tonë.
Adoleshentët që jetojnë në zonat ku konsumohen më shumë drithëra, perime dhe fruta të thata, kanë më pak gjasa të shfaqin simptoma të problemeve me frymëmarrjen, alergjive dhe ekzemave alergjike.
Djemtë dhe vajzat që konsumojnë dy ose më shumë vakte në ditë me perime dhe fruta, përgjysmojnë mundësitë për t’u prekur nga astma alergjike.
Në përgjithësi, përhapja e simptomave të astmës dhe të sistemit respirator është më e ulët te popullatat që konsumojnë më shumë ushqime me bazë bimore.
Ushqimet me origjinë shtazore shpesh lidhen me rritjen e rrezikut të prekjes nga astma. Studimi i më shumë se 100 000 të rriturve nga India, zbuloi se ata që konsumonin mish çdo ditë apo herë pas here, kishin më shumë gjasa të prekeshin nga astma, sesa ata që përjashtuan nga dieta e tyre mishin dhe vezët.
Konsumimi i vezëve dhe pijeve me gaz nga fëmijët është i lidhur me krizat e astmës dhe simptomat e problemeve në rrugët e frymëmarrjes, si: gulçimet, mbajtja e frymës dhe kolla e shpeshtë.
Heqja e vezëve dhe e bulmetit nga dieta ka përmirësuar funksionin e mushkërive te fëmijët astmatikë brenda më pak se tetë javësh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gingivoplastika apo Gingivektomia: Çfarë duhet të dini për këto procedura?

Gratë që bëjnë rrallë seks jo vetëm që mund të vuajnë nga tensioni, por edhe mund të vdesin më herët

Është e mundur të ulni urinë dhe oreksin, ja disa metoda shkencore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

“E vënë në lojë banorin e ri” - vazhdon plani mes Gjestit dhe Eglit, gjuajnë me fjalë njëri-tjetrin kinse po zihen

“U hap kutia e Pandorës", eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Ish-miku i reagon DJ Gimbos për rastin e Gjestit me Diellzën: Ke qenë edhe ti prezent, nuk më keni lënë të ndërhyj

Komisioni i BE-së i gatshëm t’i jap Kosovës opinion për statusin e vendit kandidat

Çfarë ndodhi në Konferencën e Sigurisë në Mynih? Shtatë deklaratat që bënë bujë

Kurti e Rama "të relaksuar" gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih