Kjo garë që do të luhet në ambient të hapur, do të mbahet nga 29 qershori deri më 3 korrik të këtij vitit në Geteborg të Suedisë.

Në këtë kampionat, pjesëmarrëse janë 16 përfaqësuese të ndara në katër grupe.


Kosova është në Grupin 2 së bashku me Suedinë, Rumaninë e Estoninëm, shkruan koha.net.

Ky është kampionati i dhjetë me radhë.

"Është shumë me rëndësi, sepse lojtarëve tonë u duhen ndeshje sa më shumë dhe sa më të forta. Vetëm kështu mund të zhvillohen gjeneratat e reja, pasi tash hendbolli po luhet me forcë dhe shpejtësi", ka thënë sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci.

telegrafi sport app