LAJMI I FUNDIT:

Hendboll: Kastrioti ndal në barazim Besën

Hendboll: Kastrioti ndal në barazim Besën
(Foto: kosovahandball.info)

Besa Famgas është ndalur në barazim pas një kohe të gjatë në Superligën e Kosovës në hendboll. Këtë e arriti Kastrioti i Ferizajt, të mërkurën mbrëma. Ndeshja Kastrioti – Besa Famgas përfundoi 31-31. Ishte ndeshje e mbetur e xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll.

Ndeshjen më mirë e nisën vendasit, por pas minutës së dhjetë Besa ishte përpara 7-4. Lojtarët e Kastriotit nuk u dorëzuan. Barazuan në 9-9 në minutën e 17-të e më pas kaluan para 11-9 në minutën e 21-të. Prapë Besa kaloi para, kurse në minutat e parë të pjesës së dytë epërsia e pejanëve shkoi deri në pesë gola, 19:14. Besa e mbajti epërsinë, kurse pesë gola para ishte edhe në minutën e 48-të, 27-22.

Kastrioti u afrua gradualisht. Pas rezultati 30-27, Jeton Bislimi shënoi një gol, kurse Shpëtim Mehmeti dy të tjerë për barazimin 30-30. Madje Kastrioti kaloi para në minutën e 58-të, kur Festim Mustafa shënoi për 31-30. Por Jon Muqolli shënoi në minutën e njëjtë për të barazuar rezultatin në 31-31 dhe për të evituar humbjen e Besës.

Festim Mustafa i shënoi 14 gola për Kastriotin. Shtatë i kishte Jeton Bislimi, kurse nga tri i realizuan Shpëtim Mehmeti e Gentrit Brahimi.

Arbios Mushkolaj i shënoi 12 gola për Besën. Gjashtë i kishte Olsi Mulaj, kurse nga pesë i shënuan Ivan Majiq e Ardit Tafilaj.

Besa Famgas, që nuk ka lëshuar pikë për kohë të gjatë, udhëheq në tabelë me 19 pikë nga dhjetë ndeshje. Kastrioti është i katërti me 11 pikë nga 11 ndeshje.

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori