Prishtinasit patën freskinë deri në fund dhe realizuan fitore, duke u ngjitur në vend dytë me 6 pikë, ndërsa Kosova bie e treta me po aq pikë. Kampioni në fuqi, Besa Famiglia, fitoi me rezultat 38:18 kundër Zhegrës, raporton BotaSot.

Te femrat është zhvilluar java e tretë, ku u arritën këto rezultate: Shqiponja – Prishtina 24:28, Vëllaznimi-Istogu 25:19, Kosova – Samadrexha 28:22 dhe Kastrioti - Drita 36:17. Vëllaznimi udhëheq me 6 pikë, por ka një ndeshje më shumë se Kastrioti i dyti në renditje me 4 pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app