LAJMI I FUNDIT:

Hend Zaza, ping-pongistja 12-vjeçare në Lojërat Olimpike të Tokios

Hend Zaza, ping-pongistja 12-vjeçare në Lojërat Olimpike të Tokios

Historitë e Lojërave Olimpike, kanë pasur shembuj të shumtë të njerëzve të talentuar që kanë bërë një ndikim të madh në skenën botërore.

Lojërat Olimpike të Tokios do të shohin një vazhdim të kësaj tendence, ndërsa vajza 12-vjeçare Hend Zaza po përgatitet të bëjë debutimin e saj në Lojërat Olimpike.


Ylli sirian i pingpongut mori biletën e saj për në Lojërat Olimpike në shkurt 2020, ndërsa mposhti 42-vjeçaren Mariana Sahakian nga Libani në fazat e kualifikimit aziatik.

Ajo është lojtarja e parë siriane e pingpongut që fiton tituj kombëtar në të gjitha nivelet dhe tani do të shkojë në Tokio këtë verë.

“Është një dhuratë për vendin tim, prindërit e mi dhe të gjithë miqtë e mi”, kishte thënë ajo.

Ashtu si me fëmijë të tjerë sirianë, fëmijëria e Zazas, është shënuar nga lufta civile siriane, dhe ajo e ka gjetur pingpong si të jetë një arratisje nga lufta.

Ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike kanë bërë që një numër i seancave të saj stërvitore të shtyhen, pasi ato zhvillohen brenda në një dhomë me katër tavolina, por edhe kjo nuk e ka zbehur dëshirën e saj të pandalshme për të qenë një fituese e medaljes olimpike si lojtare pingpongu.

Sporti është në gjakun e saj

Zaza është më e vogla nga pesë fëmijët e familjes, me katër vëllezër të mëdhenj dhe babai i saj është një ish-futbollist dhe tani një mësues i gjimnastikës.

“Sporti është në gjakun tim”.

“Familja ime më ka dhënë një mbështetje të madhe që nga ditët e mia të hershme dhe, si më e reja, ata kujdesen shumë për mua”.

Ajo nuk i ka lënë pas dore studimet e saj, pasi i pëlqen matematika dhe është një tifoze e “Harry Potter”, por tani për tani, ajo do të synojë të bëjë një ndikim të madh në Tokio këtë verë.

Por atleti më i ri që ka garuar ndonjëherë në Lojërat Olimpike ishte gjimnasti Dimitrios Loundras, i cili ishte vetëm 10 vjeç kur garoi në Lojërat e para moderne të zhvilluara në Athinë në 1896. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori