LAJMI I FUNDIT:

Hekuran Murati: Hapja e pakujdesshme në gastronomi mund të sjellë situata jo të mira

Hekuran Murati: Hapja e pakujdesshme në gastronomi mund të sjellë situata jo të mira
Foto: Arkiv

Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekruan Murati ka qenë i ftuar në ”ArgumentPlus” të RTV21, ku ka folur në lidhje me pandeminë si dhe për gjendjen e gastronomëve ku ka thënë se i kupton mjaftë mirë këta të fundit, por fati ka deshtë që në këtë sektor mundësohet grumbullimi më i madh i njerëzve.

“Me përvojën që kemi pasur me menaxhimin e pandemisë kemi parë që edhe hapjet e pakujdesshme sidomos tani kur kemi edhe këtë variantin e ri që është shfaq tani, mund të sjellin situata që jo domosdo janë të mira”, tha Murati.


“Jemi shumë vigjilentë si qeveri që të marrim të gjitha masat në mënyrë goxha të kujdesur ashtu që të mos kemi situata ku sistemi shëndetësor rëndohet”, shtoi ai.

“I kuptoj edhe sektorin e gastronomisë për ankesat e tyre mirëpo ja që fati ka qëlluar që përhapja të bëhet në ambiente ku ka frekuentim të madh të njerëzve dhe ku ka numër të madh të njerëzve për metër katror, prandaj duhet të marrim masa për këtë sektor”, tha Murati për RTV21.

“Ka pasur mbështetje për këtë sektor. Mund të ketë qenë targetimi më i mirë por ja që këto janë instrumentet që ka shteti tani për tani, mirëpo kemi pasur masa”, shtoi ai.