LAJMI I FUNDIT:

Haziri thotë se nuk e ka mik Thaçin, por flet si ai: Lugina do t’i bashkohet Kosovës, një pjesë të veriut nuk e shoh në Kosovë

Haziri thotë se nuk e ka mik Thaçin, por flet si ai: Lugina do t’i bashkohet Kosovës, një pjesë të veriut nuk e shoh në Kosovë

​Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri pret një marrëveshje brenda LDK-së, kur flet për kandidaturën e tij si kryetar i këtij subjekti, ndërsa flet edhe për kandidatët e tjerë. Ai thotë se demarkacioni ka qenë kusht për liberalizim vizash vetëm në Qeverinë Mustafa, ndërkohë kësaj qeverie i janë shtuar kushtet, ndërsa njohja e Serbisë për Kosovën thotë se nuk është kusht për liberalizim vizash. 

Haziri në një intervistë për KosovaPress tregon edhe marrëdhënien që ka me Hashim Thaçin, për të cilin thotë se nuk e ka mik.


Ai është i bindur se Lugina do t’i bashkohet Kosovës, por thotë se disa fshatra në veri të Kosovës asnjëherë nuk kanë qenë të Kosovës.

Thotë se komunikimet me PDK-në, që kur e prishëm koalicionin, i kanë vetëm me ndërmjetësim, ose nuk kanë fare komunikim.

Haziri tregon nëse kanë vija të kuqe për PDK-në dhe AAK-në për koalicion në zgjedhjet e ardhshme.

“Ai që e ka helmu pusin e vet, nuk ka më çka lyp me pi ujë në atë pus. Lidershipi i PDK-së e ka pasur të qartë”, tha ai.

Në pyetjen nëse do të ishte kryetar i LDK-së, a do ketë vija të kuqe për AAK-në, Haziri tha se “jo në asnjë mënyrë”.

“LKD dhe AAK kanë pasur një histori bashkëpunimi, ne jemi e vetmja Qeveri që kemi përfunduar mandatin, krejt qeveritë e tjera ose janë vetëshkarkuar ose kanë rënë. Kjo tregon që kemi pasur forma të bashkëpunimit të qëndrueshëm. Tash AAK është me PDK-në, por ne po ndërtojmë forma të bashkëpunimi me kampin opozitar”, thotë Haziri.

Ai thotë se këtë vit do të ketë zgjedhje patjetër dhe favorizojnë marrëveshje politike.

Me Listën Serbe thotë se asnjëherë nuk do pranojnë ta rrëzojnë Qeverinë, ata sipas tyre nuk duhet të kenë rol as në rrëzimin e as në ndërtimin e Qeverisë.

“Një marrëveshje e partive politike në Kuvendin e republikës, dhe një datë të zgjedhjeve të hershme. Ajo datë mund të jetë në përputhje me agjendën e brendshme”, tha ai.

Lidhur me PSD-në, Haziri tha e ky subjekt politik e ka marr një rol në traditën e PSD-së së vjetër. “ata janë kah ushtrojnë rolin, të themi në thonjëza, të LDK-së së djeshme, duke u bërë një urë pajtimi mes palëve, me një rol ambiguiteti edhe nuk janë në Qeveri por kanë ndikim në mënyrë absolute… Unë pres që lidershipi i PSD-së ta mbajë fjalën. Nëse ata i kanë dhënë nënshkrimet një herë, në LDK i kanë deponuar këto nënshkrime. Besoj që nëse krijohet masa kritike për rrëzimin e Qeverisë, atëherë PSD-ja e mbanë fjalën”, thotë Haziri.

Për taksën ndaj produkteve nga Serbia thotë se është dashtë të ketë edhe një opsion dalës, e jo të merrej një vendim i ngutshëm.

Kur flet për dialogun, thotë se ekipi negociator ka dështuar që në fillim.

“Dialogu duhet të riformatohet plotësisht procesi si i tillë, duhet të ndërtohet një konsensus më i gjerë politik. Nuk është punuar shumë, më shumë kanë pasur interes le të themi partitë në Qeveri me e bind PSD-në për t’iu bashkangjitur dialogut dhe me krijuar një shtesë në rrobat e tyre për buxhet ose për vendime të rëndësishme sesa me punu me Vetëvendosjen apo LDK-në për dialog. Nuk është punuar në konsensus të gjerë por është punuar në numra”, thotë Haziri.

Ai deklaron se njohja e Kosovës nga Serbia nuk është kusht për liberalizim vizash ndërsa thotë se ekipi negociator, është vetëm shetitës.

Kur flet për marrëdhënien me Hashim Thaçin thotë se nuk e ka mik.

“Ne takohemi vetëm në kapacitete politike, tash e 30 vjet”, thotë ai.

Për Luginën thotë se po vijnë ditë të mira.

Është i bindur se nuk ka opsion tjetër përveç bashkimit të Luginës me Kosovën. “Disa fshatra të Leposaviqit dhe Zubin Potokut unë nuk i shoh në Kosovë, ose më mirë të themi jo domosdoshmërisht duhet të jenë në Kosovë. Janë fshatra serbe. Janë kthyer pas viteve të ’50-ta janë futur në Mitrovicë, në zonën komunale dhe administrative, për qëllime të ndryshimeve demografike, sikur që Kosovës Lindore i janë marr fshatra për të bërë ndryshime demografike në Kosovë. Bistrica e epërme, Bistrica e lartë, Ujmani janë të paprekshme”, deklaron ai.

Kur flet për kandidatët për kryetar të LDK-së, thotë se Isa Mustafa është ai që do e determinojë procesin.

“Ka disa emra të respektueshëm… Unë jam duke punuar për një unitet, dhe besoj që do të bëhet me votën e fshehtë. LDK-ja e Ibrahim Rugovës mësimin më të madh që duhet ta nxjerr është që duhet të investojë në ekip jo në individ”, thotë ai.

Haziri thotë se do jenë së paku dy kandidatë dhe sipas tij, aktualisht në LDK nuk ka asnjë lloj ndarje, është unike./Kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori