Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka pritur në takim pune përfaqësuesit politik të Kosovës Lindore, me të cilët ka biseduar për bashkëpunim të koordinuar në shërbim të qytetarëve nga të dyja anët e kufirit, të drejtat politike e civile, por edhe bashkimin e tri komunave me Republikën e Kosovës, sepse siç ka thënë ai kjo është një ndarje e padrejtë e shqiptarëve.
Siç njofton Komuna e Gjilanit, kryetari Lutfi Haziri ka thënë se janë së bashku në shumë programe dhe angazhimi për qytetarët andej dhe këndej kufirit është i vazhdueshëm.
“Angazhimi ynë i përbashkët në shumë programe është në funksion të zgjidhjes së problemeve dhe për kushte më të mira të qytetarëve andej e këndej kufirit. Është një territor i pandashëm, përkundër që kemi një vij kufitare e që duhet të presim nga 4-5 orë në radhë për të kaluar kufirin. Kam kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, që Dobrosini të jetë vendkalimi i dytë i hapur për qytetar”, ka thënë kryetari Haziri.
Haziri ka potencuar se rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës e nxjerrë me një konsensus të të gjitha partive politike, duhet të aktivizohet nga kryetari i Kuvendit, sepse siç ka thënë ai, është dokument që parasheh obligime të qarta të shtetit të Kosovës për të drejtat civile në Kosovë dhe obligimet e të tjerëve për kushtet dhe të drejtat politike të shqiptarëve në Kosovën Lindore.
“Është koha e duhur që kryetari i Kuvendit të fus në përdorim rezolutën e nxjerrë në Kuvendin e Kosovës, që është përkrahur nga udhëheqësit politik në Kosovën lindore dhe nga qytetarët atje, nuk e ka asnjë vërejtje edhe nga ana e përfaqësimit ndërkombëtar prezent në Kosovë”, ka thënë kryetari Haziri.
Ai ka thënë se kjo rezolutë, në kohën kur po dinamizohet dialogu Kosovë – Serbi, do të ndihmonte shumë delegacionin tonë, kushdo që është ai përfaqësues legjitim, që të vendos parime që i garanton qartë të drejtat e shqiptarëve atje.
“Pa një zgjidhje të qëndrueshme të të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore, nuk ka Kosovë stabile, të plotë, e të prosperuar dhe problemi do të mbetet gjithmonë i hapur. Kosova e Vjenës duhet ta përmirësoj këtë çështje dhe duhet që shteti i Kosovës të angazhohet që të zgjidhet problemi i shqiptarëve”, ka thënë kryetari Haziri, përcjell Telegrafi
“Sa i përket termave si ndërrim territorial, shkëmbim territorial, apo ndarje territoriale, këto janë më shumë për ti frikësuar qytetarët dhe për të dërguar frikën te qytetarët e Kosovës, se kinse po preket statusi i Kosovës, territori dhe sovraniteti. Ky proces nuk ka të bëjë me këtë. Republika e Kosovës nuk preket, statusi politik i Kosovës është i pakthyeshëm dhe i njohur ndërkombëtarisht, por të drejtat e shqiptarëve në Kosovën Lindore duhet të zgjidhen, sepse janë të fituara edhe me luftë çlirimtare, nuk janë të falura dhe nuk është bërë zbatimi i plotë i marrëveshjes së Konqulit. Tani kur po flasim për të drejta të tjera, reciprociteti është parimi që Kosova mund ta vendos dhe mund ta realizon të drejtën politike.
Nga ana e tij Shukri Imeri, kryesues i Këshillit Nazional për Kosovën Lindore, ka informuar se tri kuvendet komunale Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, kanë miratuar një dokument që i kanë besuar institucioneve të Kosovës, Parlamentit, presidencës dhe qeverisë, që në bisedimet e tanishme që do të fillojnë me Serbine, me çdo kusht të mbrojnë të drejtat dhe interesat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Edhe Fatmir Hasani, Shqiprim Arifi, Shqip Kamberi, Nagip Arifi e Ragmi Mustafa, kanë paraqitur qëndrimin e tyre se kanë shpresa të mëdha në qeverinë e Republikës së Kosovës.
Ata kanë thënë se në këto bisedime janë një shpresë e madhe për shqiptarët në Kosovën lindore, që nga të drejtat civile, politike e deri të bashkimi i këtyre tri Komunave me Republikën e Kosovës, që është e drejtë e cila bazohet edhe në referendumin e vitit 1992 e që fatkeqësisht kanë mbetur të ndarë ndër vitesh nga ndëshkimet serbe në kuadër të organizimit të dikurshëm Jugosllav.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Ambasadori italian: Letra e Gërvalles e pa vlefshme, propozimi i BE-së të dërgohet në Kushtetuese
Takimi Kurti-Allen, kryeministri shpreh shqetësimin për kërcënimet nga Serbia dhe lënien në liri të Radoiçiqit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare