LAJMI I FUNDIT:

Akuzon kryeministrin, Haziri: Kurti ka agjendë të fshehur

Akuzon kryeministrin, Haziri: Kurti ka agjendë të fshehur

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka agjendë të fshehur.

Haziri ka thënë se në raport me dialogun me Serbinë, asnjë prej objektivave të Kurtit nuk kanë kaluar.


“Mos gjetja në këtë situatë të mirë edhe mos kapitalizimi i këtij momentumi nga ana e qeverisë, por e kundërta e asaj ndodhi, ne na ka sjellë në këtë pikë që tani të themi është një mjegull politike e vështirë të largohet sepse krejt këtë e ka sjellë sipas krejt asaj që ne po e shohim një agjendë e fshehur e kryeministrit”, ka thënë Haziri, në Klan Kosova.

Sipas tij, kjo agjendë e fshehur e Kurtit nuk po zbardhet në asnjë situatë të re apo të vjetër.

“Kryeministri ka dalë me vizion të tij, ka dalë me objektiva, ka dalë me disa propozime që i ka përmendur te opozita ose s’i ka përmendur. Në raport me dialogun, asnjë nuk ka kaluar sepse asnjë nuk është zbardhur deri në fund dhe me vetë faktin kur të tjerët presin shtensionim, ndodh tensionimi i situatës”, tha ai.

Tutje, Haziri ka shtuar se gjatë Qeverisjes së Kurtit për dy vjet e gjysmë, shtatë kriza janë krijuar në veri të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori