Haxhiu mohon takimin LVV-LDK


Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka mohuar takimet mes kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.
Ajo për klankosova tha se këto dy parti shumë shpejt do të takohen, por aktualisht nuk ka ndonjë gjë të tillë.
“Kurti dhe Mustafa nuk janë në takime. Ende nuk është vendosur. Besoj se do të ketë së shpejti”, ka thënë Haxhiu.
Ndërkaq, sipas disa raportimeve në media u tha se dy krerët e partive janë takuar mbrëmë në shtëpinë e Mustafës në periferi të Prishtinës, por asnjëra parti nuk e ka konfirmuar zyrtarisht. Edhe sot u raportua për një takim në objektin e AUK-ut, por një gjë të tillë e mohoi Haxhiu.
Nga
Telegrafi
25/01/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































