LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Gratë i vuajnë më shumë fenomenet negative në vend

Haxhiu: Gratë i vuajnë më shumë fenomenet negative në vend

“Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë” është tema e sotme e diskutimit të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, ku u tha se ende gratë nuk janë të barabarta në ndarjet buxhetore.

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu u shpreh se gratë më pak kanë mundësi t’i qasen financimit privat, për shkak të paragjykimeve.


“Ne kemi një ligj, i cili 4 milionë euro financon për demokratizimin e subjekteve politike. Por, në kuadër të kësaj nuk kemi një ligj i cili percakton shpërndarjen e këtyre mjeteve në ndarje buxhetore gjinore… edhe pse kemi një kuotë nuk kemi një ndarje buxhetore që e bën aksesin më të veshtirë dhe kontribuon në diskriminim”, tha ai.

Në diskutimin “Roli i forumeve të grave në promovimin e buxhetimit gjinor”, kryetarja e organizatës “Gratë për Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu tha se gratë i vuajnë më shumë fenomenet negative në vend.

“Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor na ndihmon që shërbimet për gratë dhe burrat të jetë i barabartë dhe të mos ketë kurrfarë dallimi. Nisur nga fakti që shoqëria është e ndërtuar mbi pabarazi të shumta, secili veprim i yni duhet të jetë mbi korrektimin e këtyre pabarazive”, theksoi Haxhiu.

Ajo shtoi se në mbledhjet e Këshillit te Përgjithshëm të LVV-së, gratë mungonin për shkak të kujdesit për fëmijët. Ajo tha se kanë praktikuar çerdhe mobile, që të njëjtat mos të mungojnë në mbledhjet e këshillit.

Edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha foli për kuotën e garantuar për pjesëmarrjen e grave, për çka tha se është e pamjaftueshme.

“Ne kemi vendosur që të mos ketë një forum të veçantë për gratë, por të përbashkët. A mund të ndodhë kjo brenda një dite? Jo. Ne kemi lenë një afat deri në 2025 të synojmë që të kemi një përfaqësim të barabartë. Në zgjrdhjrt e fundit lokale,PDK ka pasur më së shumti gra kandidate për kryetare. Nuk ështe ajo që dëshirojmë”, u shpreh ajo.

Kryetarja e Forumit të Gruas në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Diellza Kukaj deklaroi se përfaqësimi i grave në instanca të ndryshme është parakusht i domosdoshëm.

“Mbështetemi nga Ligji per Financimin e Subjekteve Politike. Me aq kohë sa kam në AAK nuk kemi pasur mbështetje në aktivitetet që kemi zhvilluar. Unë mendoj që intervenimi duhet të jetë në mentalitetin e shoqërisë”, shtoi ajo. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Lajme
Kalo në kategori