Vetëvendosje, ka ripërsëritur qëndrimin se nuk do ta votojnë marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, e cila pritet që nesër të marrë epilog përfundimtar.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se VV-ja, nuk ka ndryshuar qasje sa i përket versionit aktual të marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi.
“Votë të Vetëvendosjes për versionin aktual të demarkacionit, nuk ka dhe nuk do të këtë asnjëherë. Qëndrimi i ynë lidhur me demarkacionin, nuk ka ndryshuar, pasi që nuk ka ndryshuar as marrëveshja. Në fakt i vetmi person që ka ndryshuar tashmë është kryeministri Haradinaj”, ka thënë Haxhiu.
Haxhiu thotë se ata që dikur e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje, tani po e mbrojnë atë për ta ruajtur karrigen, duke përmendur kështu kohën kur kryeministri Haradinaj ishte në opozitë dhe kundërshtonte marrëveshjen aktuale.
“Duhet të kemi parasysh vendimin e Haradinajt kundër kësaj marrëveshje, kur ishte ne opozitë, dhe sigurisht qasja e tij për ne është e pa pranueshme. Ne i kemi dërguar letër publike përmes kryetarit Albin Kurti, po ashtu në deklarimet tona publike i kemi bërë thirrje dhe kem dhënë angazhimin tonë, duke deklaruar se do të kontribuojmë nëse ka gatishmëri që të tërhiqet nga versioni aktual, mirëpo nuk ka pasur tërheqje. Siç duket, Haradinaj e do më tepër karrigen e tij se vendin”, ka thënë Haxhiu.
E pyetur për seancën e nesërme, ku pritet të votohet marrëveshja, Haxhiu ka thënë se nuk beson se Qeveria i ka votat për ratifikim.
“Qeveria nuk i ka numrat për ta kaluar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Edhe sikur të ishte marrëveshja mirë kur diskutohet për territorin, duhet menduar disa herë sepse është një çështje elementare për Kosovën. Deputetët duhet të i thërrasin mendjes”, tha ajo.
Sa i përket rrëzimi të Qeverisë Haradinaj, Haxhiu ka theksuar se, Qeveria aktuale duhet rrezuar, jo për shkak të mos votimit të marrëveshjes, por, për shkak të votimit të saj, pasi ka thënë se është krejtësisht në dëm të Kosovës.
Haxhiu ka folur edhe për vendimet e fundit të Qeverisë Haradinaj, për të cilat ka thënë se janë të kundërligjshme…
“Vetëvendosje nuk ka parë ndonjë qasje ndryshe sa i përket çështjeve të tjera, ekonomike, sociale, pra nuk kemi parë një Qeveri ndryshe në të mirë të qytetarëve. Në fakt, çfarë kemi parë është një angazhim maksimal për pasurim të vetvetes për privilegje dhe vendime të kundërligjshme për pagat, numrin e këshilltarëve… pra kemi shumë arsye për ta rrëzuar këtë qeveri. Ne duhet të angazhohemi në këtë drejtim, pikërisht për shkak të keqqeverisjes dhe dëmeve që po i bëhen vendit me qeverinë Haradinaj”, tha në fund Haxhiu.
Ndërkaq kujtojmë se kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ditë më parë u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit jenë nesër në seancë dhe të votojnë pro marrëveshjes së demarkacionit, pasi sipas tij, nuk ka arsye të mos votohet Demarkacioni.
Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është nënshkruar në gusht të vitit 2015 në Vjenë. Si e tillë, kjo marrëveshje ishte ratifikuar nga Kuvendi i Malit të Zi, por jo edhe nga ai i Kosovës.
Komisioni Evropian e ka bërë të qartë se pa ratifikimin e demarkacionit, Kosova nuk do të mund të përfshihet në zonën e lëvizjes së lirë, brenda BE-së, pa viza. Zyrtarë nga Bashkimi Evropian në vazhdimësi janë duke kërkuar që institucionet të mos vonojnë me përmbushjen e kritereve, nëse synojnë liberalizimin e vizave në një afat më të shpejtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert