LAJMI I FUNDIT:

Haxhi Shala emërohet shef i Grupit Parlamentar të NISMË-s

Haxhi Shala emërohet shef i Grupit Parlamentar të NISMË-s
Foto: Arkiv

Haxhi Shala është emëruar shef i Grupit Parlamentar i Nismës Socialdemokrate.

Këtë e ka bërë të ditur vet Haxhiu, i cili në një postim në Facebook ka shkruar se sot ishte takimi i parë në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës, në cilësinë e shefit të Grupit parlamentar të Nismës, transmeton Telegrafi.


Ndërkohë, Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot ka marrë vendim që seanca për votimin e Qeverisë të mbahet më 3 shkurt, duke filluar nga ora 11:00.

Nisma Socialdemokrate së bashku me Aleancën Kosova e Re do të përfaqësohen në legjislaturën e shtatë me gjashtë deputetë./Telegrafi/