LAJMI I FUNDIT:

Havertz vendos rekord në Bundesligë – starti frikshëm i tij pas rikthimit të futbollit

Havertz vendos rekord në Bundesligë – starti frikshëm i tij pas rikthimit të futbollit
Kai Havertz në aksion . (Foto: Christof Koepsel/Getty Images)

Ylli i Bayer Leverkusen, Kai Havertz ka vendosur rekord të ri në Bundesligë me golin e tij të shënuar që doli të jetë i fitore ndaj Freiburg të premten.

Ishte një asistim i Leon Baileyt për 20-vjeçarin, cili me një prekje të bukur shënoi në portën e Alexander Schwolow.

Ky ishte goli i 35-të i Havertz në Bundesligë që nga debutimi i tij në vitin 2016 dhe është lojtari i parë që arrin këtë shifër nën moshën 21 vjeçare.

Momenti i golit të Kai Havertz (Foto: Ronald Wittek/Pool via Getty Images)

Tani ai synon të futet në mesin e 10 golashënuesve më të mirë të Bayer Leverkusen në histori, ku i kanë mbetur edhe shtat gola ta zë vendin e Oliver Neuville.

Në këtë vit kalendarik, ai ka qenë lojtari më produktiv në pesë ligat më të mira të Evropës, duke shënuar nëntë gola dhe asistuar katër herë të tjera.

Kai Havertz (Foto: Stuart Franklin/Getty Images)

Havertz ka marrë flakë qëkur Bundesliga u kthye në fillim të këtij muaji.

Ai ka shënuar pesë gola në katër ndeshjet e zhvilluar, ndërsa ka 15 gola në 38 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

Bayern Munich, Liverpool, Barcelona dhe Juventus thuhet se janë vënë pas tij.

Bayer Leverkusen nuk dëshiron ta lëshojë nën shifrën e 100 milionë eurove,  pasi ai është pjesë e klubit që nga mosha 11 vjeçare dhe ka kontratë deri në vitin 2022. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori