LAJMI I FUNDIT:

Hashani: Të dhënat e hapura do t’u mundësonin organizatave të janë më përgjegjëse

Hashani: Të dhënat e hapura do t’u mundësonin organizatave të janë më përgjegjëse
Alban Hashani, drejtor ekzekutiv i Institutit Riinvest

Një e dhënë e hapur do t’u mundësonte organizatave të janë më përgjegjëse.

Kështu shprehet për Telegrafin drejtori i Institutit Riinvest, Alban Hashani, duke shtuar se hapja e të dhënave është hapi i parë drejt përmirësimit të transparencës dhe llogaridhënies.


“Hapja e të dhënave është hapi i parë drejt përmirësimit të transparencës dhe llogaridhënies. Ne mendojmë se llogaridhënia nuk mund të arrihet nëse ka mungesë të transparencës, pra me fjalë të tjera, nëse ne kemi mungesë të të dhënave, çdo organizatë që është jashtë sektorit publik e ka të vështirë që ta mban përgjegjës sektorin publik se çfarë po ndodh”, tha Hashani.

Hapja e të dhënave të Thesarit të Kosovës - rrit transparencën dhe llogaridhënien
Lexo po ashtu Hapja e të dhënave të Thesarit të Kosovës - rrit transparencën dhe llogaridhënien

Ai tregon se, Ligji për Qasje në Dokumentet Zyrtare ka disa probleme.

“Në aspektin legjislativ është bukur mirë i dizajnuar, megjithatë ka disa probleme. Në rastet kur autoritetet kontraktuese kanë diçka për të fshehur, tentojnë që t’i shtjerrin të gjitha mundësitë që të pengojnë dorëzimin e këtyre informacioneve. Përmes procesit gjyqësor janë detyruar që t’i bëjnë publike informatat që janë kërkuar nga organizatat e ndryshme”, tha ai.

“Çfarë na mungon shpesh është se nuk kemi vlerësim sistematik të fenomeneve dhe për rrjedhoje e kemi të vështirë që ta vlerësojmë se ka pasur përmirësim apo përkeqësim të situatës”, përfundon Hashani. /Telegrafi/