“Ndeshja ndaj Omanit është vazhdimësi e tri ndeshjeve të para që i kemi zhvilluar, dhe edhe në këtë duhet t`i tregojmë krejt botës se dimë të luajmë futboll dhe duhet të pranohemi sa më parë në FIFA dhe UEFA”, u shpreh fillimisht Hasani për BotaSot, duke shtuar se nuk ka njohuri për kundërshtarin e Kosovës, por që shpreson t’i shënoj gol.

“Të them të drejtën nuk kam pasur edhe shumë kohë që t’i ndjek, po me të ardhur në Kosovë do të kemi më shumë njohuri për ta. Unë kam shënuar edhe më parë gola për Kosovën, mirëpo tani shpresoj se do ta arrijë të parin në ndeshje zyrtare të njohura nga FIFA. Jam në formë të mirë dhe një gol e kam ruajtur për Omanin”, deklaroi ish-sulmuesi i Dritës.


Ndeshja ndaj Përfaqësueses së Omanit do të jetë e treta që do të zhvillohet në tokën tonë, dhe për Shpëtimin kjo është ndeshja e vërtetë për të arritur deri tek fitorja e parë. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app