LAJMI I FUNDIT:

Hasani: Me gjithë problemet që shkaktoi pandemia, Kosovës nuk i kanë munguar sukseset në arenën ndërkombëtare në sport

Hasani: Me gjithë problemet që shkaktoi pandemia, Kosovës nuk i kanë munguar sukseset në arenën ndërkombëtare në sport
(Foto: KP)

Pandemia e coronavirusit, sikurse në të gjitha segmentet tjera të jetës, ka pasur ndikim negativ edhe në aktivitetet sportive në Kosovë. Përjashtimi i tifozëve nga stadiumet, nga sallat dhe evenimentet e ndryshme sportive, ndërprerja totale e garave apo pezullimi i tyre, ishin disa prej efekteve negative që solli COVID-19 në sportin vendor.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, në një intervistë për KosovaPress, ka pranuar se pandemia e ka goditur ambiciet e sportit kosovar, ashtu siç ka ndodhur edhe në të gjithë botën.


“Një vit krejt ndryshe, një vit i jashtëzakonshëm, një vit me vështirësi të shumta për krejt qytetarët e botës që nuk ka parë më herët bota të mbyllet ashtu siç ishin, sidomos marsi e prilli dhe normalisht edhe ne nuk kemi mbetur të përjashtuar nga kjo, as sportistët, as trajnerët por as ne si drejtues të sporteve në raport me ambiciet që i kemi pasur si komunitet i sportit, në raport me garat që janë zhvilluar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”.

“U bë edhe shtyrja e lojërave olimpike dhe të gjitha garave kualifikuese për lojërat olimpike, kështu që pa dyshim ishte një vit shumë i vështirë, por ajo që mund të them është se sportistët kanë qenë shumë të disiplinuar në raport me këshillat që na vinin, qoftë nga OBSH-ja, nga Federatat Ndërkombëtare, sidomos nga institucionet tona përkatëse në respektim të këtyre këshillave, kemi qenë shumë bashkëpunues përkundër nevojave që qytetarët të merren me sport, sportistët ta praktikojnë sportin sepse ne absolutisht ishim të vetëdijshëm se praktikimi i sportit e rrit imunitetin dhe rritja e imunitetit ndikon që më pak njerëz të prekem me COVID, mirëpo shpeshherë duhej që edhe ne mos të dallohemi nga masa dhe në këtë drejtim ka pasur mjaft durim në raport me segmentet tjera”, ka deklaruar Hasani.

Por, përkundër problemeve që solli ky virus, kreu i KOK-ut thotë se Kosovës nuk i kanë munguar sukseset në arenën ndërkombëtare, duke i radhitur disa prej tyre, ku spikasin sukseset e arritura në garat e xhudos ku Kosova mori disa medalje shumë të rëndësishme.

“Shumëçka varej dhe nga Federatat Ndërkombëtare, ato i kanë specifikat e veta, janë disa sporte të cilat më guximshëm iu kanë qasur organizimit të kampionateve të ndryshme dhe në këtë drejtim ka prirë Federata e Futbollit, FIFA dhe UEFA me organizimet e tyre që i kanë bërë por edhe nëse i kthehemi edhe xhudos do të thotë janë mbajtur dy tri gara në të cilat Kosova ka marrë pjesë, madje në kampionatin e fundit me shumë sukses përkundër që na ka goditur Covidi, do të thotë e goditi edhe ekipin përkundër që kanë pasur një kujdes shumë të shtuar duke marrë parasysh se janë sportistë elitar dhe sa është e rëndësishme ruajtja e performancës së lartë të tyre”.

“Megjithatë, Distria Krasniqi u stolis me medaljen e bronztë, por ashtu edhe Laura Kukan dhe këto ishin dy medalje që na vinin nga një kampionat i seniorëve. Përndryshe, nga garat e të rinjve kemi pasur rezultatet disa janë arritur edhe në fazën e parë, në fillim të vitit kur Covidi ende nuk ishte paraqitur në Kosovë por edhe në shumë pjesë të Evropës kështu që karateistët ia kanë dalë që në një kampionat evropian për të rinj të kthehen me katër medalje, Benjamin Shabani, Betim Maliqi, Albulena Gërvalla, Vesa Ibrahimi. Por së fundmi edhe nga boksi kemi pasur dy rezultate do të thotë kemi të bëjmë më Remzo Mustafiqin, një boksier i ri por shumë luftarak më një shpresë e ardhshme e boksit”.

“Ishte edhe Arnela Brahimi, një boksiere që pas Donjetës është edhe një shpresë e re që po paraqitet në ringjet e boksit me mjaftë sukses, ka deklaruar Hasani.

Në fund, ai ka theksuar se nuk duhet harruar edhe sportet ekipore, ku sipas tij, përveç Përfaqësueses së futbollit, sportet tjera janë treguar të suksesshme pasi janë në garë edhe më tutje për kualifikim në garat evropiane.

“Normalisht këtu s’duhet harruar as sportet ekipore… Futbolli ka qenë për shkak edhe duhet kuptuar mbase normalisht sepse organizohet në hapësira të hapura, në stadiume të ndryshme. Mirëpo, ekipi ynë kombëtar më të cilin ishim mësuar një vit më parë, ta ngrehin imazhin e Kosovës në nivelin më të lartë”.

“Këtë vit të prekur nga Covidi, shumë sportist pikërisht në momentet ndoshta më kritike sikur nuk ia dolëm, realisht nuk ia dolëm t’i realizojmë ato aspiratat në të cilat filluan të besojnë edhe njerëzit me skeptik, por mbetet periudha e ardhshme. Ne kemi besim sepse në moshën e tyre, në punën e tyre nëpër klubet ku punojnë, por kemi rezultate mos t’i mbesim borxh as basketbollit as hendbollit të cilët mbesin ende në garë për t’u kualifikuar për kampionate evropiane botërore, respektivisht evropiane”, tha në fund Hasani.

Për shkak të pandemisë COVID-19, ngjarjet sportive në Kosovë vazhdojnë të zhvillohen duke respektuar masat e institucioneve shëndetësore dhe Qeverisë së Kosovës dhe pa praninë e tifozëve.

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori