LAJMI I FUNDIT:

Hasan Asani rizgjidhet kryetar i Gjykatës Themelore në Tetovë

Hasan Asani rizgjidhet kryetar i Gjykatës Themelore në Tetovë

Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme të 436-të rizgjodhi gjyqtarin Hasan Asani për kryetar të Gjykatës Themelore të Tetovës.

Gjyqtari Hasan Asani, u zgjodh me 9 vota “për” dhe tre kundër, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në shpallje, edhe pse ishin regjistruar tre kandidatë, vetëm Asani ka dorëzuar dokumentacionin e plotë.

Këshilli Gjyqësor më herët në seancën e sotme zgjodhi dy gjyqtarë në Gjykatën e Lartë dhe dy gjyqtarë në Gjykatën e Apelit të Gostivarit.