LAJMI I FUNDIT:

Harxhuan miliona euro vetëm për aplikim, tani qytetarët e Kosovës nuk do të paguajnë për viza

Harxhuan miliona euro vetëm për aplikim, tani qytetarët e Kosovës nuk do të paguajnë për viza

Pas më shumë se dy dekadash pritje, nga 1 janari qytetarët e Kosovës gëzojnë të drejtën e udhëtimit pa viza nëpër vendet e zonës Schengen, të përbërë prej 27 vendesh evropiane.

Regjimi i vizave për vite me radhë iu ka kushtuar shumë qytetarëve dhe ekonomisë së Kosovës.


Përveç se do të kursejnë kohën e pritjes nëpër ambasada, me liberalizimin e vizave kosovarët do të kursejnë edhe para pasi për dy dekada ata kanë shpenzuar rreth 180 milionë euro, vetëm për aplikim.

Regjimi i vizave, Demi: Qytetarët e Kosovës për dy dekada shpenzuan rreth 180 milionë euro vetëm për aplikim
Lexo po ashtu Regjimi i vizave, Demi: Qytetarët e Kosovës për dy dekada shpenzuan rreth 180 milionë euro vetëm për aplikim

Kështu thuhet në një raport të publikuar nga Instituti GAP në vitin 2022. Sipas tyre, për vetëm gjashtë vite qytetarët kanë shpenzuar hiç më pak se 89 milionë euro në aplikime për viza.

Sipas një raporti të GAP & GLPS (2013), në periudhën 2010-2012, kosovarët kanë shpenzuar 9.1 milionë euro për aplikim për viza. Sipas një raporti më të ri të BPRG, në periudhën 2016-2021 janë shpenzuar edhe 89 milionë euro.

“Nëse e marrim mesataren e këtyre viteve dhe e aplikojmë për vitet që mungojnë në këto dy studime, del se në dy dekadat e fundit janë shpenzuar rreth 180 milionë euro vetëm për aplikim për viza”, kishte shkruar kohë më parë në Facebook, analisti i politikave në Institutin GAP, Agron Demi.

Kosovarët kanë shpenzuar 89 milionë euro për pajisjen me vizë Schengen
Lexo po ashtu Kosovarët kanë shpenzuar 89 milionë euro për pajisjen me vizë Schengen

Regjimi i vizave ia ka pamundësuar edhe kompanive kosovare të kenë qasje të barabartë me fqinjët e tyre në tregjet evropiane. Marrëveshja për Stabilizim e Asociim me BE-në (2015) ka pasur efekte më të vogla për Kosovën, sesa për vendet tjera të rajonit, mu për shkak të mos lëvizjes së lirë te njerëzve. Nuk mund të ketë lëvizje të lirë të mallrave e shërbimeve (siç parashihet në MSA) pa lëvizje të lirë të njerëzve.

Rrjedhimisht, kompanitë Kosovare, në krahasim me rajonin, kanë qenë gjithnjë në disavantazh dhe kanë pasur mundësi më të pakta. Kompanitë kosovare, sipas një ankete të realizuar nga Grupi për Ballkan, konsiderojnë se regjimi i vizave ka ndikuar negativisht në qarkullim me 15-50 për qind.

Ndryshe, tash e tutje kosovarët paratë e shpenzuara për viza mund t’i përdorin për udhëtime. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Lajme
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme
Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë

Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori