LAJMI I FUNDIT:

Harta e vuajtjeve të komunizmit’ në Shqipëri

Harta e vuajtjeve të komunizmit’ në Shqipëri

Në Tiranë u prezantua “Harta e viktimave të komunizmit”. Në një video rreth 20 minutash, Pandeli Çeço, në bashkëpunim me Kujto.al, sjell rreth 80 kampe internimi dhe pune të detyruar, nga jugu në veri të vendit tonë.

Studiuesi Erald Kapri rrëfen se kjo hartë, që prezantohet për herë të parë, ka si qëllim ruajtjen e asaj çka mbetur nga ajo periudhë, sa nuk është vonë.


“Që nga viti 1944-1991, tregojmë se ku kanë qenë vendet e përqendrimit, kampet me tela me gjemba, vend-vuajtjet edhe burgjet e ndryshme që shpërndaheshin në të gjithë territorin”, thotë Kapri, i cili mendon se kushdo që sheh këtë hartë, krijon përshtypjen se Shqipëria asokohe kudo ishte një burg, sepse një vend me rreth tre milionë banorë kishte mbi 80 vende për “armiqtë” .

Drejtori i KAS Albania, Tobias Ruttershoff, shprehet se plagët që ka shkaktuar komunizmi në Shqipëri janë shumë të mëdha, derisa nuk ka ende një ditë përkujtimore për viktimat e komunizmit.

“Për ne është një çështje e rëndësishme që dhe të rinjtë ta marrin këtë informacion që këto krime mos të ndodhin më”, u shpreh ai.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të “Ditëve të Kujtesës”, të organizuara nga KAS Albania dhe IDMC. /Shqiptarja/

Në trend Kultura

Më shumë
Arkivi i panjohur i Ali Pashës: Fushata për të nënshtruar suliotët

Arkivi i panjohur i Ali Pashës: Fushata për të nënshtruar suliotët

Kulture
T’i dashuroj të gjitha të metat, përveç mungesës ...

T’i dashuroj të gjitha të metat, përveç mungesës ...

Fjala+
Torturat e tmerrshme që përdorën komunistët në Shqipëri

Torturat e tmerrshme që përdorën komunistët në Shqipëri

Kulture
VETMI

VETMI

Fjala+
Disa mendime për humorin

Disa mendime për humorin

Fjala+
“Po çmendem përsëri”

“Po çmendem përsëri”

Kulture
Kalo në kategori