LAJMI I FUNDIT:

Harry Kane takon kopjen e tij në Oktoberfest

Harry Kane takon kopjen e tij në Oktoberfest

Harry Kane ka takuar kopjen e tij gjatë pjesëmarrjes në Oktoberfest, aty ku ishte i shoqërurar nga bashkëlojtarët e tij tek Bayerni.

30-vjeçari u pa duke e shijuar në maksimum festivalin teksa veshur mbante kostumin tradicional ‘Lederhosen’.


Ai i bëri shoqëri trajnerit Thomas Tuchel, duke pirë nga një gotë birrë së bashku.

Të gjithë po e shijonin festivalin në Mynih e normalisht këtë e bëri edhe Kane, i cili pati rastin ta takojë kopjen e tij, Steffen.

Steffen raportohet se ka qenë në kontakt me Kane që kur sulmuesi iu bashkua Bayernit.

Shtatë gola në pesë ndeshje – Harry Kane ka filluar t’i thyejë rekordet në Bundesligë
Lexo po ashtu Shtatë gola në pesë ndeshje – Harry Kane ka filluar t’i thyejë rekordet në Bundesligë

Kane ka pasur shumë gjëra për të festuar që kur ka lëvizur në Gjermani.

Ai bëri histori të shtunën teksa u bë lojtari i parë në histori që shënon gjashtë ose me shumë gola në pesë ndeshjet e tij të para në Bundesligë.

Anglezi shënoi het-trikun e tij të parë me gjigantin gjerman, në fitoren e thellë me rezultat 7-0 ndaj Bochum.

Ai tani ka kapur shifrën e tetë golave të shënuar dhe katër asistimeve në shtatë paraqitje këtë edicion në të gjitha garat./Telegrafi/