LAJMI I FUNDIT:

Harroni gardën e vjetër: Bota e tenisit mund të pushtohet prej këtyre pesë lojtarëve (Foto)

Harroni gardën e vjetër: Bota e tenisit mund të pushtohet prej këtyre pesë lojtarëve (Foto)

Tenisi është një sport që mund të luhet individualisht kundër një kundërshtari të vetëm ose midis dy ekipeve që përbëhet nga dy lojtarë.

Një pjesë e historianëve besojnë se origjina e lashtë e lojës daton në shekullin e XII-të në Francën veriore, ku topi ishte goditur me pëllëmbën e dorës. Luigi X i Francës ishte një lojtar i zjarrtë i “jeu de paume” (“lojë e palmës”), i cili u zhvillua në tenis të vërtetë dhe u bë i njohur si personi i parë që ka ndërtuar fushën e tenisit modern.


Luigi X ishte i pakënaqur me ndeshjet në ambient të hapur dhe kështu ndërtoi fushën e rrethuar me mure në fund të shekullit XIII-të

Por, një pjesë e tyre thonë se për herë të parë kjo lojë popullore u luajt midis viteve 1859 dhe 1865, kur Harry Gem dhe Augurio Perera zhvilluan një lojë që kombinonin elementet e raketave dhe një topthi, të cilën ndeshje e zhvilluan në lëndinën e Pereras në Birmingham të Mbretërisë së Bashkuar. Në vitin 1872, së bashku me dy mjekë vendas, ata themeluan klubin e parë të tenisit në botë në Avenue Road, Leamington Spa.

Deri na ditët e sotme kemi parë shumë tenistë, ku në dy dekadat e fundit kanë dominuar Roger Federer, Rafael Nadal e Andy Murray.

Megjithëse në moshë, garda e vjetër po vazhdon të dominojë në botën e sportit të bardhë, i cili është mjaft i kushtueshëm.

Por, pos tenistëve të mëdhenj, tashmë një gjeneratë e re e tenistëve ka dhënë indikacione që mund të vijë në shprehje edhe më tepër gjatë vitit 2018.

Në fakt, tenistët e “vjetër” viteve të fundit nuk po munden të ndjekin ritmin në saje të lëndimeve të shpeshta, por edhe mosha po e bën të veten.

Një prej tenistëve më premtues është bullgari Grigor Dimitrov, i cili tashmë ka fituar disa tituj në karrierë. Këtë vit ka arritur deri në gjysmëfinale të Australian Open, ku n pësoi humbje prej Rafael Nadalit. Bullgari 26-vjeçar në muajin nëntor është renditur në pozitën e tretë të tabelës së ATP. Vlen të theksohet se aktualisht është në lidhje me këngëtaren Nicole Scherzinger.

Alexander Zverev Jr. shihet si një ndër tenistët më me perspektivë që prej shumë ekspertëve konsiderohet si pasardhës i Federer. Tenisti gjerman tashmë ka fituar dy tituj të Masters gjatë vitit 2017. Ai gjatë muajit gusht triumfoi në Washington Open dhe më pas fitoi titullin e Italian Open. Lojtari 20-vjeçar ka qenë pjesëmarrës edhe në disa turne, në të cilat ka pësuar humbje në çerek ose gjysmëfinale gjersa aktualisht renditet në pozitën e katërt të renditjes tabelore të tenistëve nën 30 vjet.

David Goffin zë pozitën e shtatë të renditjes tabelore të ATP-së. Ai ka lindur në shtetin belg dhe pvr herë të parë ra në sy në French Open, ku në çerekfinale pësoi humbje prej tenistit zviceran Federer.
Ai u bë lojtari i parë i tenisit belg që ka arritur në top 10 e listës botërore. Ai tashmë ka fituar katër tituj. Në vitin 2017 ka fituar në Tokyo Open dhe Shenzhen Open ndërsa tre vite më parë ka triumfuar në Metz Open dhe Kitzbuhel Open.

Nick Kyrgios është 22-vjeçar dhe përfaqëson shtetin australian gjersa zë vendin e njëzet në tabelën e ATP-së. Titullin e parë në karrierë e ka fituar në vitin 2010 në shtetin e Fijit. Ai fitoi turneun e hapur të “Australian Open 2013” dhe turneun e “double” të kampionatit të vitit 2013 në Wimbledon. Aktualisht zë pozitën e 78 të renditjes tabelore të ATP-së. Kyrgios është lojtari i dytë pas Lleyton Hewittit që mundi Roger Federer, Rafael Nadal dhe Novak Djokovic në takimin e tyre të parë.

Denis Shapovalov është 18-vjeçar dhe konsiderohet si një tenistët e së ardhmes dhe që dominojë botën e tenisit. Kanadezi vitin e kaluar triumfoi për grupmoshat e reja në turneun prestigjioz të Australian Open. Gjithashtu para dy vjetëve ka fituar në “double” në US Open. Ka pësuar humbje në çerekfinale të US Open ndërsa është bërë tenisti më i ri që ka arritur në çerekfinale të ndonjë çerekfinales së turneve Masters.

Mbetet të shihet nëse njëri prej këtyre pesë tenistëve do të fitojnë edhe turnetë e mëdha edhe gjatë vitit 2018. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori