LAJMI I FUNDIT:

Harrison Ford lëndohet gjatë xhirimeve të “Indiana Jones 5”

Harrison Ford lëndohet gjatë xhirimeve të “Indiana Jones 5”
Harrison Ford (Foto: YouTube)

Ylli Harrison Ford pësoi një lëndim në shpatull gjatë xhirimeve të “Indiana Jones 5”, duke e detyruar që të merrte pushim për t’u trajtuar.

Në ndërkohë, regjisori James Mangold do të vazhdojë të xhirojë pa Ford.


“Gjatë provave për një skenë lufte, Harrison Ford pësoi një lëndim duke përfshirë shpatullën e tij”, tha një zëdhënës i Disney në një deklaratë. “Xhirimet do të vazhdojnë ndërsa orari do të konfigurohet sipas nevojës në javët e ardhshme”.

Harrison Ford (Foto: YouTube)

Shkalla e lëndimit të Ford është e panjohur, megjithëse nuk është hera e parë që ai lëndohet teksa bën një film.

Në të kaluarën, Harrison pësoi një dëmtim serioz në shpinë në “Indiana Jones and the Temple of Doom” dhe disa lëndime në këmbë “Star Wars: The Force Awakens”.

Të gjitha lajmet nga Harrison Ford
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Harrison Ford

“Indiana Jones 5” filloi xhirimet në fillim të këtij muaji në Mbretërinë e Bashkuar.

Harrison Ford (Foto: YouTube)

Detajet për vazhdim nuk janë njoftuar ende, edhe pse 78 vjeçari është duke e përsëritur rolin e tij ikonik si arkeolog.

Phoebe Waller-Bridge dhe Mads Mikkelsen do të interpretojnë po ashtu në pjesën e fundit.

Harrison Ford (Foto: YouTube)

“Indiana Jones 5 ″ është shtyrë disa herë dhe aktualisht është planifikuar të debutojë në kinema më 29 korrik 2022. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Kalo në kategori