LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj ia mësynë maleve të Suharekës (Foto)

Haradinaj ia mësynë maleve të Suharekës (Foto)

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, nuk po iu ndahet bukurive natyrore, bjeshkëve të vendit.

Haradinaj, kohëve të fundit, pothuajse çdo fundjavë, viziton një vend ndryshe të Kosovës.


Javën e kaluar ai ka vizituar bjeshkët e Istogut, ndërsa sot malet e larta të Suharekës.

Ai sëbashku me miqtë e tij, është ngjitur këtyre bjeshkëve të thepisura, duke treguar kështu për dashurinë që ka për natyrën.

I pari i Qeverisë së Kosovës, nuk duket aspak i lodhur, përkundrazi shihet plot energji dhe pozitivitet ndonëse ka çarë bjeshkën e mbuluar me borë. /Telegrafi/