LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj thotë se pavarësisht debateve me Kurtin, nuk ia mbyll dyert e bashkëpunimit LVV-së

Haradinaj thotë se pavarësisht debateve me Kurtin, nuk ia mbyll dyert e bashkëpunimit LVV-së

Pavarësisht polemikave të shumta në Kuvend, Haradinaj nuk e përjashton mundësinë e bashkëpunimeve me LVV-në në balotazhin e 14 nëntorit.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në Kuvend kishte akuzuar kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj për privatizim të tokave me çmim të lirë.

Nga foltorja e Kuvendit, Kurti u shpreh se Haradinaj ka blerë tokë nga AKP-ja në çmim prej 3.52 cent.

Kurti kishte thënë se Haradinaj është shumë dorëlëshuar me paratë e shtetit, ndërsa me lekët e tij personale është dorështrënguar.

Haradinaj i është përgjigjur në “Debat Plus” Kurtit për këto deklarata të muajit të kaluar.

“Unë kam blerë në privatizim me ligjet e Kosovës, me çmimin e tregut tokën e babait tim në Gllogjan. Ajo nuk ka qenë me lajthia por një djerrinë. Asnjë metër nuk e kam blerë jashtë fshatit tim. Ta dinë qytetarët e Kosovës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Këtë tokë na ka marrë dikur neve kooperativa dhe tash e kemi blerë në çmim të tregut. Këtë tokë e kam në oborr të shtëpisë. Nuk kam shkuar në ndonjë fshat tjetër. A është turp kjo si po thotë ky zotnia? Jo. Turp është që me para të Kosovës të blejmë prona në Norvegji. Ky asnjë pronë nuk e ka blerë në Kosovë. Ky ka blerë banesë 400 mijë euro në Norvegji. Ndërsa unë e kam blerë tokën që ma kanë marrë dikur Jugosllavët. Unë e kam ri blerë tokën time me çmim të tregut”, ka deklaruar Haradinaj.

Haradinaj megjithatë ka thënë se ashtu si kanë vepruar edhe Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku edhe ai nuk do të bëjë mision kryesor dëmtimin e LVV-së në balotazh.

“Nuk mund të jem i vetëm në këtë drejtim (në përballje me LVV-në). Pasi nuk kanë vepruar kështu as Krasniqi e Abdixhiku, nuk mund të bëjë unë heroin që të bëjë mision dëmtimin e LVV-së. Qëllimi im është të forcojë AAK-në. Ne shqyrtojmë koalicione për ta mundur LVV-në në disa komuna. Por nuk mund ta mundim LVV-në edhe aty ku nuk jemi në balotazh. Ne nuk shkojmë në koalicione pa na thirrur”, deklaroi Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori