LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj takon senatorin Mike Rounds: Kosova qëndron krah ShBA-ve, si partner strategjik afatgjatë

Haradinaj takon senatorin Mike Rounds: Kosova qëndron krah ShBA-ve, si partner strategjik afatgjatë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), ka takuar sot Senatorin amerikan, Mike Rounds.

Haradinaj ka deklaruar se marrëdhëniet mes dy vendeve dhe bashkëpunimi për siguri, ka avancuar.

“Marrëdhënia bilaterale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bashkëpunimi për siguri dhe mbrojtje është avancuar falë angazhimit të miqve tanë. Një nga ta është edhe Senatori Mike Rounds me të cilin sot zhvillova një takim pune në Washington. Roli i tij si anëtar i Komitetit për Politikë të Jashtme dhe i Komitetit për Ushtrinë në Senatin amerikan është ndihmesë e madhe në forcimin e mëtejmë në këto dy fusha me rëndësi për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka riktheksuar përkushtimin e Kosovës për të vazhduar krah ShBA-ve si partner strategjik afatgjatë.

“Në takim kërkova mbështetjen e vendit tonë në procesin e Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimit të Republikës së Kosovës në NATO! Po ashtu, ritheksova përkushtimin e Kosovës për të qëndruar krah ShBA-ve, si partner strategjik dhe afatgjatë”, ka përfunduar Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori