LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Suhareka shembull i mirë i realizimit të projekteve për mirëqenien e qytetarëve

Haradinaj: Suhareka shembull i mirë i realizimit të projekteve për mirëqenien e qytetarëve

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një vizitë pune në Komunën e Suharekës, ku është pritur nga kryetari i Komunës, Bali Muharremaj me bashkëpunëtorë.

Në takim është diskutuar për projektet zhvillimore të komunës, që janë në realizim e sipër, si dhe për projektet për të cilat kryeministri Haradinaj premtoi mbështetjen e Qeverisë.

Pas takimit me kryetarin e Komunës, Bali Muharremaj, kryeministri Haradinaj, mori pjesë në prerjen e shiritit të “Shtegut të ecjes”, i cili u përurua me defilimin e biçiklistëve të kësaj ane.

Kryeministri Haradinaj, në një prononcim për media, tha se me kryetarin Muharremaj ka biseduar për shumë projekte, disa prej të cilave po përmbyllen sot.

“Është shumë mirë të fillojmë me parkun e qytetit, në këtë rast me shtigjet e ecjes, që janë shtigje vërtet për lakmi,  të bukura, të organizuara, të rregulluara dhe të ndriçuara”, tha kryeministri Haradinaj, duke përgëzuar kryetarin Muharremaj për punën e bërë në realizimin e këtyre projekteve.

Kryeministri Haradinaj tha se të gjitha projektet që janë të dedikuara për banorët e Suharekës do të realizohen në bashkëpunim me komunën.

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, tha se përurimi i parkut të qytetit, “Shtigjet e ecjes”, me gjatësi 2.5 km, do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve.

Kryeministri Haradinaj ka vizituar dhe ka bërë nderime te parku Dëshmorët e Kombit.

Gjatë kësaj vizite, kryeministri Haradinaj i shoqëruar nga kryetari Muharremaj, mori pjesë në përurimin e rrugës së përfunduar “N25” që lidh komunën e Suharekës me Prizrenin.

Kryeministri ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës, është duke përmbyllur infrastrukturën rrugore si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

“Qëllimi ynë është jo vetëm të përkrahim infrastrukturën, por edhe të sigurojmë edhe rezervat e ujit për pije dhe ujitje, përmes liqenit të Dragaqinës, projekt i cili shumë shpejt do ta sheh dritën”, tha kryeministri Haradinaj.

Më pas, kryeministri Haradinaj ka vizituar Kompaninë “Frutex” me rastin e përurimit të linjës së re të eksportit, ku është pritur nga Presidenti i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi, me bashkëpunëtorë.

“Kjo kompani është shembull, suksesi i të cilës duhet të ndiqet edhe nga kompanitë tjera vendore. Kjo kompani prodhimet e veta i eksporton në vende të ndryshme të botës dhe është një nga prodhuesit më të mëdhenj dhe një nga tatimpaguesit më të mëdhenj në Kosovë. Kjo është një dëshmi e zhvillimit dhe e hapjes së vendeve të reja të punës. Andaj Qeveria do të jap përkrahje zhvillimit dhe zgjerimit të bizneseve të tilla”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj.

Në fund të vizitës së tij në Suharekë, Kryeministri Haradinaj mori pjesë edhe në përurimin e fillimit të punimeve të rrugës Delloc-Shterpcë. “Po bëhet realitet një projekt i pritur gjatë nga qytetarët në të dy anët e kësaj bjeshke, atyre të Suharekës, por edhe atyre të Shterpcës. Është rrugë e qëlluar që i lidh dy komuna, dy ekonomi”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se të gjitha projektet me interes për qytetarët e Komunës së Suharekës do të realizohen, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori