LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj, Qeverisë: O dilni prej kësaj logjike të budallës se doni me e marrë në qafë një vend

Haradinaj, Qeverisë: O dilni prej kësaj logjike të budallës se doni me e marrë në qafë një vend
Fot

Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka quajtur budallenj dhe të çmendur qeveritarët duke thënë se nuk po e pranojnë marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për gazsjellësin duke mos ofruar alternativë tjetër.

“Këta njerëz tani nuk e lajnë Amerikën me i shti 200 milionë pare, nuk ua plotësojnë ato kriteret afatet që ata me i shti paret në gazsjellës prej Shkupit në Prishtinë pa ofruar ndonjë alternativë tjetër në kohën e krizës energjetike që po lajmërohet në botë”, ka thënë Haradinaj në Rubikon.

Haradinaj aludoi se me këtë vendim qeveria e Kosovës po i ndihmon Rusisë dhe vazhdoi t’i rëndoje akuzat dhe etiketimet ndaj qeverisë.

“O dilni prej kësaj logjike të budallës se doni me e marrë në qafë një vend”.

“Nuk është veç budallë, ky osht krim çka janë t’u ba. S’di qysh shpjegohet ndryshe. Qysh guxon 3 vjet studim e dakordim e negocim e me ardhë dakord Amerika me ta pru gazsjellësin prej Shkupit që t’i lehtëson me procedura me ça t’dush”.

“Kush guxon me ta prekë atë gazsjellës najher në histori të njerëzimit nëse i ka shti paret presidenti i Amerikës për atë gazsjellës”.

Haradinaj kërkoi të dijë për përgjigjen që qeveria do të duhet t’ia japë Gjakovës dhe tërë Kosovës në rast të krizës eventuale me energjinë.

“Ai njeri që ia ban këta vendit të vet asht i mallkum, ai s’o ka din çka o kah ban. Ai është i çmendun, ai osht kah e merr në qafë një popull”.

“Janë t’u e rreziku këtë vend tmerrësisht. Çka kanë me i thanë nesër Gjakovës e  njerëzve të tjerë kur të fillojë kriza e energjetike kur të rriten çmimet e energjisë e s’e ka lanë një plan alternativ me ardhë të energjisë bre?”

Ai shtoi se sa ishte ai në qeveri i kishte shpejtuar afatet e marrëveshjes për gazin, teksa Kurtin e akuzoi se nuk i tregon kurrë se cilët janë ekspertët me të cilët konsultohet për këto çështje.

“I ka afatet e veta, unë i kam përshpejtu afatet. Edhe [Avdullah] Hoti ka qenë mjaft i kujdesshëm. Kur ka ardhë Kurti me qëllim i ka vonue. Ua ka vonu çdo afat tjetër”.

“Tani në nëntor ka pasë me ndodhë investimi, ky s’i ka plotësu afatet e vjetra sepse iu ka lypë shpjegime. Kurrë s’na i tregon ekspertët e tij”, u shpreh Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori