LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj pret vendimin e gjykatave për të marrë vendim për ministrat me aktakuza

Haradinaj pret vendimin e gjykatave për të marrë vendim për ministrat me aktakuza

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po e pret vendimet e gjykatave ndaj ministrave të tij që u janë ngritur aktakuza, në mënyrë që të ndërmarr masa ndaj tyre.

Ai madje e ka quajtur fakt premtues këtë, sepse sipas tij, ngritja e aktakuzave edhe për ministrat tregon se në Kosovë nuk është askush i amnistuar apo mbrojtur në rast se ka shkelur ligjin.


Këto komente kreu i Qeverisë i bëri pas mbledhjes së kabinetit qeveritar, i cili miratoi projekt kodin penal të Kosovës, i cili parasheh që gjithë zyrtarët publik që akuzohen për korrupsion t’iu ndalohet ushtrimi i funksionit publik në rast të aktgjykimit përfundimtar.

Në kabinetin e Haradinajt aktualisht janë tre ministra të cilëve u janë ngritur aktakuza, Pal Lekaj, Besim Beqaj e Valdrin Lluka.

“Vet shpallja e aktakuzave ndaj kujtdo qoftë, në këtë rast po e dëshmon njëfarë niveli tjetër për rend dhe ligj. Mirëpo edhe veprimi për shpallje të aktakuzave janë bazuar në ligj. Një aktakuzë, një Gjykatë ose një institucion ligjor nuk e ka shqyrtuar pra, është e hershme marrja e vendimeve në nivelin tonë lidhur me këtë.

Mos harroni faktin se po ngritën këto aktakuza edhe ai fakt flet, pra janë ngritur aktakuza për anëtarë të kabinetit qeverisës, pra s’qenka askush i privilegjuar, a i mbrojtur a përjashtuar nga mundësia e shqyrtimit ligjor, por edhe veprimi ynë duhet të bëhet në bazë të ligjit, pra t’ia japim mundësinë ligjore një Gjykate që ta jep vlerësimin për këtë”, tha Haradinaj.

Ndërsa, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, teksa ka prezantuar projekt kodin penal të Kosovës, theksoi se kanë qenë tri parime themelore që kanë ndikuar punën në hartimin e këtyre ndryshimeve. Sipas tij, e para ka qenë përcaktimi i mirëfilltë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, e dyta fleksibilitet me i madh në punën e organeve të pavarura të zbatimit të ligjit dhe e treta promovimi dhe avancimi i të drejtave të njeriut.

“Në kuadër të përmbushjes së agjendës evropiane ku është rekomanduar hartimi i politikës së suspendimit të zyrtarëve publik në rast të ngritjes së aktakuzës për korrupsion ne kemi hartuar një koncept dokument rekomandimet e të cilit i kemi përfshirë në këtë kod. Rrjedhimisht janë propozuar amendamente të reja që i ndalojnë personit ushtrimin e funksionit në administratë publike apo shërbim publik deri në 10 vjet nga aktgjykimi dënues. Kjo dispozitë parasheh që kur zyrtari publik dënohet për vepër penale për korrupsion atij t’i ndalohet ushtrimi i funksionit në shërbim publik deri në 10 vjet”, tha Tahiri.

Në projekt kodin e ri, Tahiri shtoi se segmentet kryesore të rishikuara janë për veprat që hyjnë në kuadër të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ku janë rishikuar 19 nene për të mundësuar ndjekjen efektive të aktiviteteve kriminale që ndodhin në kontekstin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Këtë projekt kod e ka vlerësuar edhe kryeministri Haradinaj, duke thënë se po dërgojnë mesazhe të qarta se janë të vendosur për rend dhe ligj në Kosovë.

“Sot mund të themi se është një ditë e suksesshme e Kosovës që Kosova ka arritu një moment të tillë kur kemi projekt kodin penal i cili ka qenë mesë e nevojshme. Si e arritur e tillë e rikonfirmon vendosmërinë tonë për rend dhe ligj, luftën kundër krimit, korrupsionit dhe si të tillë Qeveria mund t’i drejtohet Kuvendit dhe t’i dërgon porosi partnerëve, BE-së për fokusim në rend dhe ligj”, u shpreh Haradinaj.

Në këtë mbledhje kabineti qeveritar ka miratuar edhe propozimin për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme të cilat prekën nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Kompleksit (rezidencave) qeveritare” Prishtinë, Zona Kadastrale: Prishtinë, Zllatar, Matiqan, Hajvali, Çagllavicë, Komuna e Prishtinës dhe Zona Kadastrale: Graçanicë dhe Badovc, komuna e Graçanicës.

Derisa, Florim Dvorani është emëruar anëtar i bordit të Ndërmarrjes Publike Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina.

Prezantimi i Situatës financiare dhe projekteve zhvillimore të Qeverisë 2017-2021, është bërë e mbyllur pa praninë e mediave. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Lajme
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Drejtësi
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Politikë
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Lajme
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori