LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj nëpërmjet këshilltarit i drejtohet LDK-së: Votojeni demarkacionin

Haradinaj nëpërmjet këshilltarit i drejtohet LDK-së: Votojeni demarkacionin

Halil Matoshi, këshilltar politik i kryeministrit Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje partive parlamentare që nesër ta votojnë demarkacionin.

Në theks të veçantë, ai ka përmendur Lidhjen Demokratike të Kosovës, të cilës i ka bërë thirrje publike që të manifestojë moral politik.

Matoshi ka thënë se  LDK si parti institucionaliste, duhet t’i braktisin kalkulimet politike dhe ta votojnë ligjin për ratifikimin e vijës kufitare.

“Forcat patriotike-kushtetuese të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës, e sidomos LDK si parti institucionaliste, duhet t’i braktisin kalkulimet politike dhe ta votojnë ligjin për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi në paket, marrëveshjen si akt ndërkombëtar sëbashku me Raportin e Komisionit dhe Aneks-marrëveshjen: Deklaratën e dy presidentëve. Vetëm kështu fitojnë të gjithë, pa humbur territorin dhe fytyrën”, ka thënë Matoshi. /Telegrafi/