LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Në SHBA do të kërkoj që Kosova të jetë pjesë e barabartë e komunitetit ndërkombëtar

Haradinaj: Në SHBA do të kërkoj që Kosova të jetë pjesë e barabartë e komunitetit ndërkombëtar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka udhëtuar sot për në ShBA, për një vizitë zyrtare në Nju Jork dhe Uashington, ku do të zhvillojë kontakte me zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në kuadër të vizitës në Nju York, kryeministri Ramush Haradinaj do të zhvillojë takime me liderë dhe përfaqësues të ndryshëm të shteteve, që do të jenë pjesëmarrës në zhvillimin punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe do të kërkojë mbështetjen e të gjithëve që Kosova të jetë pjesë e barabartë e komunitetit ndërkombëtar.


“Kosova është e angazhuar që të dëshmojë aftësinë e vetë për të qenë kontribuuese në paqen dhe progresin e përgjithshëm global”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj, para nisjes për vizitë në SHBA, përcjell Telegrafi.

Prezantimi i të arriturave të vendit, tërheqja e investimeve të huaja direkte, fuqizimi i marrëdhënieve bilatarale me shtetet pjesëmarrëse, takime me homologë nga shtetet europiane, do të jenë pjesë e agjendës së Kryeministrit.

Në fokus të vizitës në ShBA, kryeministri Haradinaj do të qëndrojë edhe në Washington, ku pritet të ketë takime bilaterale me senatorë e kongresistë dhe personalitete të tjera me influencë në ShBA.

Në takime pritet të diskutohet për thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetit të shtetit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Amerika është partneri strategjik i Kosovës dhe raportet e zhvilluara deri tani do t’i thellojmë në vazhdimësi”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj do të zhvillojë aktivitete edhe me komunitetin shqiptar të Amerikës, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në të kaluarën për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, por edhe në proceset nëpër të cilat aktualisht po kalon Kosova. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori