LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Liberalizimi i vizave, çështje javësh

Haradinaj: Liberalizimi i vizave, çështje javësh

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se është çështje javësh derisa Kosova ta merr lajmin e merituar për liberalizimin e vizave, pasi shteti ynë ka përmbushur kriteret.

Haradinaj i bëri këto komente gjatë vizitës në komunën e Fushe Kosovës, ku u takua me kryetarin e kësaj komune, Burim Berisha.

Kreu i qeverisë e siguroi kryetarin Berisha se të gjitha temat që e preokupojnë Fushë Kosovën do të procedohen më Qeveri.

“Janë disa kërkesa që duhet ndërhyrja e qeverisë nacionale. Hartat zonale janë të nevojshme se ka një presion nga bizneset dhe qytetarët, është çështja e komunikacionit dhe kalimit përmes qytetit. Edhe një rrethrrotullim është i nevojshëm, çështja e pronave. Fushë Kosova vuan nga mungesa e pronave që kish mujtë mi pas në shfrytëzim. I premtova kryetarit që të gjitha këto detyra do t’i procedojmë”, tha Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj u pyet edhe për vizat e INTERPOL-i. Sipas Haradinaj, lajmi për liberalizimin e vizave është vetëm çështje jave.

“Mendoj që tani është çështje krejtësisht punë e javëve, ne jemi vonu, por është çështje jave ta marrim lajmin e merituar sepse i kemi përmbush kriteret”, tha ai

Ndërsa për mundësinë e aplikimit të Kosovës këtë vit në Interpool, që do të mbahet në Kili, Haradinaj tha se ende nuk është hyrë në rend dite çështja e votimit.

“Ende nuk jemi në rend dite si votim. Tani a do të hyjmë në votim është çështje edhe a kualifikohemi si të tillë për më agjendë por është edhe kalkulim i yni. Do ta shqyrtojmë a do të hyjmë në agjendë”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndërsa kryetari i Fushë Kosovës, shprehu nevojën për përkrahje nga Qeveria për kërkesat që ka kjo komunë./KosovaPress/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori