LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj e pyeti për ndryshim qëndrimesh, Kurti: Duart i kemi me baltë, por ndërgjegjen e pastër – vendin e kemi gjetur në baltë

Haradinaj e pyeti për ndryshim qëndrimesh, Kurti: Duart i kemi me baltë, por ndërgjegjen e pastër – vendin e kemi gjetur në baltë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në seancën e sotme të Kuvendit, e pyeti kryeministrin Albin Kurti pse po i ndryshon qëndrimet tani që është në pushtet.

Lidhur me marrëveshjen e nënshkruar me Serbinë për energjinë në Bruksel, Haradinaj duke iu drejtuar Kurtit tha se “këtu të kuptoj”, por e luti të njëjtin që si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje t’i kursejë deputetët nga pyetjet “pse tash”, ose “pse vetëm tash po paguajnë rrymë serbët në veri”.


“Na kurseni se nuk ua kemi me borxh. Dilema ime është kjo, pse kur të tjerët jetojnë në realitet në minimum për me nxjerr maksimumim para jush, është tradhti kombëtare e pse në rastin e juaj kur ndodh, kjo është e drejtë. Dhe, e kam një pyetje për fund çka do të ndodh me Valaqin? Pra, me stacionin?”, e pyeti ai kryeministrin.

E ky i fundit në replikën e tij tha se Qeveria e tanishme i ka të përlyera duart me baltë, pasi ashtu e kanë gjetur Kosovën.

“Unë besoj se ka qenë dëmtim i madh i sistemin elektro-energjetik në Kosovë privatizimi i shpërndarjes dhe furnizimit. Nuk do ta kisha bërë kurrë, por tash s’kam qare pa bashkëpunuar me ta. Sepse mund të bëhet edhe shumë më keq”.

“Në Kosovë e dini shumë mirë që keni fshatra të shndërruara në komuna për shkak të përkatësisë etnike. Ngjashëm edhe sa i përket çështjes së energjisë. E kemi të trashëguar këtë gjendje ku po e bëjmë më të mirën e mundshme”.

“A ka qenë ndonjë marrëveshje në të kaluarën tradhti? Po, ka qenë. A i kemi duart e përlyera me baltë? Po, i kemi sepse Kosovën e kemi gjetur në baltë, por ndërgjegjen e kemi të pastër”, deklaroi Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori