Haradinaj, deputetëve: Nëse jeni kundër pagesës së 53 milionëve, hartojeni një rezolutë dhe shkojmë në Arbitrazh


Kryeministri Ramush Haradinaj, duke iu përgjigjur kritikave të deputetëve, ka kërkuar ta votojnë një rezolutë që të anulohet pagesa prej 53 milionë eurove ndaj konzorciumit “Bechtel & Enka”.
Ai gjatë interpelancës në Kuvendin e Kosovës ka thënë se është i gatshëm të shkoj në arbitrazh.
“Merreni një vendim, po e votojmë një rezolutë që ta anulojmë këtë pagesë dhe të shkojmë në arbitrazh, por atëherë mbrojeni”, tha Haradinaj.
Mirëpo, Haradinaj ka sqaruar se nuk kanë guxuar ta çojnë marrëveshjen në arbitrazh, meqë sipas tij, kjo do të ishte çështje e humbur. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/07/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































