LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Ata që lejuan të hapej ajo gropë duhet të goditen nga drejtësia

Haradinaj: Ata që lejuan të hapej ajo gropë duhet të goditen nga drejtësia

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes tragjike të dy fëmijëve të familjes Mramori në lagjen Kolovica të Prishtinës të enjten.

“Vdekja e dy fëmijëve në Prishtinë, kërkon drejtësi. Mbytja në pus e tyre, tregon se sa “pus” i kemi punët!”, ka shkruar Haradinaj në faqen e tij në Facebook.


“Ata që lejuan të hapej ajo gropë, duhet të goditen nga drejtësia, që sot e menjëherë”, thuhet në shkrimin e Haradinajt.

“Prindërve dhe familjës së tyre, ngushëllime me gjithë zemër. Paçit forcë e shpirt ta përballoni këtë tragjedi!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social.