0Shares

Për disa ditë më radhe qytetarët e Kosovës, do të jetojnë me Lojërat Dimërore, jo në PyeongChangut të Koresë së Jugut, por më Festivalin Olimpik dhe Panairin e Sportit që sot (e hënë) zyrtarisht u hap në Prishtinë.

Ky eveniment sportiv zyrtarisht është hapur të hënën nga zyrtarët e lartë shtetërorë, ndërsa organizohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK). Qytetarë të shumtë, sidomos fëmijët për disa ditë rresht do të shijojnë emocionet e sporteve të patinazhit, krelingut, hokej mbi akull, e disa sporte tjera.

Nënkryetari i Komiteti Olimpik të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se në 10-të vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, po organizohet diçka e veçantë në botën e sportit. Sipas tij, përmes këtij festivali sportive, Kosova po i bashkohet shumë komuniteteve olimpike kombëtare. Ai tha se është krenar më sukseset e sportistëve tonë që po e ngritin flamurin e Kosovës në piedestalet më të larta botërore.

“Në vigjilje të 10-të vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ne po bëjmë diçka për herë të parë, po marrim pjesë në Lojërat Dimërore PyoengChang të Koresë së Jugut, ku skiatori ynë Albin Tahiri po e përfaqëson Republikën e Kosovës më dinjitet, ku ne i urojmë suksese në të gjithat garat në të cilat ai është kualifikuar. Po ashtu ne për herë të parë po ju bashkohem shumë vendeve të botës, shumë komuniteteve olimpike kombëtare më organizimin e këtij festivali olimpike, duke i sjell disa nga sportet dimërore të popullarizuara qytetarëve të Prishtinës, qytetarëve të Kosovës, dhe para së gjithash fëmijëve, shkollarëve tonë, të cilët më herët nuk kanë pasur mundësi të provojnë patinazhin, kërlingun, hokej mbi akull, e kështu më radhë. Ky flamur i vendit tonë, i Republikës së Kosovës, na ka bërë krenar sa herë që është ngritur lartë nga sportistët tanë, e veçanërisht ditëve të fundit ne kemi pasur rastin të bëhemi krenar me sukseset e Akilit, më sukseset e Donjetës, me sukseset e Distrisë, më sukseset e shumë e shumë sportistëve të cilët na kanë bërë krenar të gjithëve, prandaj ky flamur lë të valoj lartë jo vetëm në 10-të vjetor, por edhe në qindra viteve të ardhshme”, ka thënë Krasniqi, citon KP.

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit të Kosovës (MKRS), Kujtim Gashi, pasi falënderoi pjesëmarrësit e këtij festivali, tha se MKRS do të vazhdojë të mbështesë sportistët dhe sportin e Kosovës. Ai gjithashtu ftoj edhe bizneset që ta përkrahin sportin, sepse sipas tij, ligji për sponsorizimin ofron kushte të mira për të mbështetur sportin tonë.

“Më lejoni të konfirmojë në emër të Ministrisë së Kulturës, mbështetjen e fuqishme për të gjithë sportistët, të gjitha sportet, por në të njëjtën kohë edhe federatat edhe një mbështetje të madhe për Komitetin Olimpik të Kosovës për organizimet që po bën. Ministria e Kulturës, Rinis dhe Sportit ka ndërmarr disa veprime shumë të rëndësishme për të mbështetur sportet dhe sportistët, një nga to është rregullorja për sponsorizimet e sporteve. Me lejoni që emër të Ministrisë të ju bëjë thirrje gjitha bizneseve dhe të njëjtën kohë edhe gjithë atyre që dëshirojnë ta mbështesin sportin për të qenë pjesë e Ministrisë së Kulturës dhe gjithë atyre që dëshirojnë që sportet dhe sportistët t’i mbështetësin, sepse përmes ligjit për sponsorizim kemi krijuar kushte të mira, të volitshme për ta mbështetur sportin dhe sportistët”, ka thënë ministri Gashi.

I pranishëm në hapje te Festivalit Olimpik dhe Panairit te Sportit, ishte edhe kryetari i Kuvendit te Kosovës, Kadri Veseli. Ai tha se ndihet krenar me sukseset që po arrijnë sportistët tonë në ‘tapetet’ ndërkombëtare. Veseli pasi uroj 10-të vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, tha së fëmijët e vegjël do të jenë kampionët e ardhshëm të Kosovës siç është Majlinda Kelmendi. I pari i Kuvendit të Kosovës, sportistët tonë po arrijnë suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare, por ai është i bindur së sukseset e sportistëve tonë në rrafshin ndërkombëtare do të jenë edhe më të mëdha.

“Urim të gjithë 10-të vjetori i Pavarësisë më së shumti juve kampionëve të vegjël ta festojmë bashkë. Ju do të jeni kampionët e ardhshëm do të merrni pjesë në Lojërat Olimpike, kampionate botërore, ju jeni Majlinda Kelmendi të Kosovës, që të vazhdon të mësoni, të punoni, ta doni edhe më shumë Kosovën. Ne jemi duke arritur shumë, ne do të ecim përpara dhe ju do ta çoni këtë vend edhe më tutje përpara. Jemi krenar më sportistët tonë, para dy ditësh flamuri ynë shtetërore është ngritur për kampionët tonë, kampionin botërore Akilin, për Distrinë e shumë e shumë kampion të tjetër të cilët do të ngritën. Ne do të vazhdojmë përkrahjen e sportit që sot këtu jemi bashkërisht edhe më një nga kampionët, e kemi një kampion i cili ka marrë pjesë tri herë në Lojërat Olimpike, Aziz Salihun, do të vazhdojmë në këtë mënyrë dhe suksese të cilat i duhen këtij vendi. Shteti i juaj Kosova është i shenjtë d uhet ta duam edhe më shumë, duhet të punojmë edhe më shumë, duhet të kemi edhe më shumë kampionë”, ka pohuar Veseli.

Ai ka kërkuar nga vajzat dhe djelmoshat e vegjël të mësojnë sa më shumë, ta duan sa më shumë Kosovën, derisa ai i ka uruar Albin Tahirit, sportistit të vetëm që përfaqëson vendin tonë në PyeongChangut të Koresë së Jugut.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)