Hapet rruga për drejtorë të klinikave


Një hap të tillë do ta mundësojë zgjedhja e drejtorit të përgjithshëm të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor (SHSKUK).
Kandidatët për këtë post kanë hyrë në testin me shkrim dhe me gojë dhe tani vetëm pritet përzgjedhja e kandidatit më të mirë.
Faik Hoti, zyrtar për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, ka konfirmuar për gazetën Tribuna se mbajtja e testit me gojë për drejtor të përgjithshëm të SHSKUK është mbajtur të premten.
E rezultatet e testit, sipas tij, pritet të shpallen gjatë kësaj jave.
“Testi me gojë është mbajtur të premten, por rezultatet nuk janë shpallur. Gjatë javës që vjen sigurisht që do të shpallen”, ka thënë Hoti. /Tribuna/
Nga
Telegrafi
19/05/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































