Mëngjesin e sotëm është hapur pishina e Gërmisë duke iu krijuar qytetarëve të kryeqytetit që të kenë një mundësi më shumë për të kaluar ditët e nxehta të verës.
Dyert për të gjithë qytetarët u hapën në ora 10:00, pasi paraprakisht u tha se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për një sezon të mbarë.
Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Sport Marketing” që ka nën mbikëqyrje pishinën e Gërmisë, Liridon Llapashtica, deklaroi për KosovaPress në pishinë janë angazhuar stafi profesional, duke filluar nga sigurimi fizik, shpëtimtarët, autoambulanca me mjekun dhe teknikun, si dhe mirëmbajtësit.
Ai shtoi se në kuadër të kujdesit për pushuesit këtë vit kanë angazhuar 12 shpëtimtarë.
“Sikurse sezonet e tjera verore edhe ne sezonin 2022 ndërmarrja ‘Sport Marketing’, e ka marrë më shumë përgjithësi dhe përkushtim pjesën e hapjes së pishinës së Gërmisë, për qytetarët e Prishtinës. Normalisht sipas kalendarit dhe dinamikës së punës që është paraparë kemi qenë gati para një jave për ta hapur pishinën, por për arsye të motit, temperaturave jo të qëndrueshme, kemi ardhur deri në 25 qershor.
Jemi të përgatitur në të gjithë sektorin duke filluar prej sektorit të mirëmbajtës, ku kemi angazhuar ekipet tona për të siguruar klorin dhe kimikate të tjera që përdorën për pastërtinë e ujit, pastaj në aspektin e pjesës shëndetësorë është autoambulanca e cila qëndron këtu gjatë gjithë kohës, brenda hapësirës së pishinës, në aspektin e sigurisë shpëtimtarët, në të gjitha sektorët sot jemi gati”, ka thënë Llapashtica.
Ai tregoi se pritshmëritë për këtë sezon janë më të mëdha se dy vitet e kaluara, ku fluksi i qytetarëve nuk ka qenë shumë i madh për shkak të pandemisë.
“Siç e dimë dy vitet e fundit jemi përballur me pandeminë, ka qenë mjaftë e vështirë, si për qytetarët ashtu edhe për ne si menaxhment të mbahet distanca… Këtë vit e kemi parë që pandemia nuk është më në mesin tonë dhe presim shumë më shumë qytetarë, besoj që edhe ata e kanë fituar lirin e plotë për t’u drejtuar pishinës të Gërmisë dhe të freskohen pa ndonjë frikë”, tha Llapashtica.
Qytetarët e parë që u panë në pishinë u shprehen të kënaqur me atë çka panë. Qytetari Fisnik Ahmeti u shpreh i kënaqur me rregullimin e pishinës së Gërmisë.
“Uji është i mirë, sa nuk ka njerëz është i mirë, kur mbushet plotë, ndoshta pak fillon të humb pastërtinë. Për momentin është mirë, unë zakonisht dal në mëngjes. Mirë është pasi nuk ka qenë që dy vite, na ka marrë malli pak”, u shpreh Ahmeti.
Ndërsa qytetari Isuf Metolli, tha për KosovaPress se është dashur të merren më shumë me pishinën.
“Nuk është edhe aq keq, mirëpo sikur t’i kishin ngjyrosë edhe ish dukë mirë, edhe për sy të njeriut dhe për të gjitha, mirëpo kanë prituar t’i japin një ngjyrë. Unë prej fëmijërisë, edhe kur ka qenë liqen, vetëm do gurë kanë qenë këtu, rrethoja nuk ka pas. Vij shpesh bëj përgatitje deri të shkoj në bregdet. Vetëm ajo ngjyra që i mungon pastaj duket i papastër, por i pastër është, edhe do ditë”, tha Metolli.
Vitin e kaluar kjo pishinë ishte hapur me një muaj vonesë për shkak të pandemisë, ndërsa edhe numri i personave të lejuar brenda saj ishte i limituar, ndërsa këtë vit i është rikthyer normaliteti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe