LAJMI I FUNDIT:

Hapet për qarkullim rruga Brezovicë–Qendra e Skijimit

Hapet për qarkullim rruga Brezovicë–Qendra e Skijimit

Ministria e Infrastrukturës (MI) ka njoftuar se është hapur për qarkullim rruga Brezovicë – Qendra e Skijimit.

“Tani, të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale në vend janë të qarkullueshme. Kompanitë e kontraktuara nga MI, menaxherët rajonalë dhe ekipet tjera të MI-së po vazhdojnë monitorimin dhe punën për pastrimin e të gjitha rrugëve duke lehtësuar qarkullimin dhe rritur sigurinë në komunikacion. Ministria e Infrastrukturës i këshillon të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në komunikacion dhe të kenë pajisjet e nevojshme dimërore gjatë udhëtimit”, thuhet në njoftimin e MI-së. /Telegrafi/